• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Sapo të vijmë në qeveri do të heq imunitetin për kryeministrin

21:38 : 20/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, në A-Show me gazetarin, Adi Krasta, duke u ndalur te drejtësia, tha ndër të tjera se me ardhjen në pushtet: ‘Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Adi Krasta: Si mendon, po t’i heqësh SPAK-ut presionin politik tё kryeministrit, ata nuk do tё mundoheshin qё tё…

Lulzim Basha: Padiskutim, do tё bёj detyrën. Do tё bёj detyrën. E gjithё drejtësia ёshtё nën presionin politik dhe ёshtё rënia e drejtësisë nën presionin politik tё kryeministrit, shkaku pse qytetarët nuk kanё njё derё ku tё zgjidhin problemet e tyre. Ku Gjykata e Lartë ka mё shumë çështje pёr tё zgjedhur sesa Gjykata e Lartё e Meksikës. Pse gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë nën presion dhe pushtetarët dhe krimi i organizuar nё vend qё tё ndëshkohen mbrohen, ndërsa tё pafajshmit kurrë nuk e gjejnë tё drejtën. Ёshtё e gjitha prodhim i Edi Ramёs dhe kapjes politike tё drejtësisë. Nё kёtё kuptim, mё 25 prill shqiptarët votojnë pёr ta çliruar drejtësinë.

Adi Krasta: Qëndrojmë pak tek drejtësia sepse ajo bën njё përshtypje shumë tё madhe direkte edhe ndoshta ёshtё tё parat herё, ndoshta ngaqë ne gjatë gjithё kohës tё këtyre 30 viteve kemi pritur qё reforma tё ishte njё reformё e vёrtet. Pёrfytyro qё njёri, njё personazh i njё reforme tё shumё viteve pёrpara tё ashtuquajtur tё “Plepave”, ishte shumё gati pёr t’u futur nё Gjykatёn Kushtetuese. Njё viskonti Cavalcanti si domethёnё, i shikon se çfarё qasje direkteshumё tё shkurtёr mund tё kesh nga njё veprim tё themi kёshtu populist,nё njё veprim direkt. Ju jeni gati qё nё pozicionin, nё njё pozicion tё rёndёsishёm tё drejtuesi tё ekzekutivit, pra, tё tregoni njё lloj qasje tё çiltёr, tё sinqertё, pёr tё cilën duhet shumë volum pune, duhet dhёnё qё reforma, pra,reformës nё drejtësi t’i jepet edhe njё shans tjetër real.

Domethënë qё Shqipёria mos tё ketë njё përmbytje, pra, klasat e përmbysura  edhe socialistët qё janë sot, qё do tё duhet tё dalin mirё ёshtё nё shëndetin e tyre mendor tё  dalin tё ikin nga pushteti pёr t’u qetësuar pёr tё kuptuar se ku janë, ku tё jetë. Pra qasje, domethënëshanse real, njё. E dyta, kthimi tek konsensualiteti, por pёr kёtё do tё duhet qё ju tё bashkëpunoni me partinё qё do tё jetё nё opozitë qё dikur ishte nё pozitё. Jeni i prirur ta bëni kёtё, apo ju jeni i mërzitur aq shumë sa ju thoni…

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve

VV depoziton në KAS formularin e Ankesave për zgjedhjet e 25 prillit (Dokument)

Lulzim Basha: Jo.Janё dy pyetje brenda pyetjes tuaj.

Adi Krasta: Po.

Lulzim Basha: E para, s’ka gjё do i përgjigjem tё dyjave. Reforma nё drejtësi ёshtё shumë e rëndësishme. Ajo ka ardhur nё kёtё pik pёr shkak mungesës sё vullnetit dhe vullnetit tё mbrapsht tё qeverisё, siç kemi thёnё prej fillimit, pёr ta kapur drejtësinë. Prandaj 25 prilli, fitorja e thellë e shqiptarëve dhe opozitës mё 25 prill dhe humbja e thellë e Edi Ramёs  pёr shkak tё pasojave, siç ёshtё gënjeshtra me legalizimet, siç ёshtё ekonomia nё kolaps, siç ёshtё gjendja e përgjithshme e vendit, ngecja e reformave qё na çojnë drejt B-sё, do tё sjell dhe si rezultat çlirimin e drejtësisë dhe zotimi i parё i imi ёshtё qё politika, qeveria do t’i mbaj duart larg nga gjyqësori, larg nga drejtësia.

Adi Krasta: Mё falni, se nuk mund ta lё pa, ta kaloj kaq kollaj. Zoti Basha kёshtu tha Rama kur erdhi nё pushtet, tha ishte e kapur drejtësia unё me 1 milion vota pro, do ta çliroj do merrem vetёm me gjëra, do tё ndërtojShqipërinë, shtetin e Shqipërisë njё herё e përgjithmonë. Dhe nё fakt duhet, kur vjen nё pushtet nё ato muajt e parё, vitet e para duhet, njё gjё e vogël, njё incident i vogël krijon, nuk e di tё tregoj njё rast tё jashtёzakonshёm dhe qё aty ndryshon gjendja shpirtërore e gazetarëve karshi kryeministrit, qё aty pёr aty.

Lulzim Basha: Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Adi Krasta: E vërtetë është!

Lulzim Basha: Në Britani, edhe magjistrati më i thjeshtë…

Adi Krasta: Në gjithë konceptin anglo-sakson, ti ballafaqohesh…

Lulzim Basha: Dhe europian, dhe europian! Mora Britaninë ngaqë ju keni jetuar dhe keni punuar atje si gazetar, po në çdo vend normal europian, magjistrati më i thjeshtë mund të marrë…

Adi Krasta: Ish-drejtuesi më i madh i Skocisë Hamond, vazhdon që të ballafaqohet me, është shumë e lehtë për t’u ballafaquar atje me drejtësinë.

Lulzim Basha: Kemi Italinë, ish-kryeministrin apo ish-kryeministrat, pra është një standard europian. Nuk mund të ketë një njeri të gjitha pushtetet dhe të jetë përtej ligjit. Pra, kjo është garancia që gjërat do fillojnë të funksionojnë ndryshe dhe në fakt, ne e kërkuam këtë duke qenë në opozitë, kërkuam vetting-un politik, po le të flasim për ato që do bëjmë pas 25 prillit. E para dhe garancia e parë është që kjo shtyllë e rëndësishme që garanton demokracinë, që garanton që të mos çmendet kryeministri nga pushteti e t’i duket vetja Zot mbi zotër, e të fillojë të luajë me pronat e shqiptarëve e t’u thotë “Thuaju atyre t’jua legalizojë sepse sapo t’jua marr votën, do t’jua prish, madje do t’u fus edhe gaz lotsjellës e nuk do t’u jap asnjë lek”, janë njerëz, qindra, mijëra familje, është puna e jetës së tyre, është djersa e jetës së tyre.

I trajton sikur të jenë insekte. Pra, kontrolli mbi pushtetin, Monteskje, që është e para pra, drejtësia do të funksionojë, nuk do të jetë në presion politik, përkundrazi. Politika që është faktori kryesor, jo i vetëm por kryesor i korruptimit të drejtësisë, do të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe pushteti për të influencuar drejtësinë. E dyta, brenda pyetjes së parë dhe pastaj mund të vazhdoni, është fuqizimi i rolit të opozitës së ardhshme, meqë ma bëre si pyetje. Si institucion, opozita e ardhshme do të ketë të drejta të garantuara me ligj, pra ne do të krijojmë institucion, unë jam i vendosur, madje këtë angazhim e kam jo vetëm në programin tonë politik por e kam nënvizuar edhe në librin tim, që u botua para disa javësh. Do të krijojmë institucionin e kryetarit të opozitës.

Adi Krasta: Zoti Basha, kjo është një lloj indugjence e veçantë e një njeriu që dëshiron të vijë në pushtet. Imagjino pra, kur njeriu vjen në pushtet dhe ka një fitore të madhe ose ka një fitore të rëndësishme, kurdoqoftë që një njeri është i madh, domethënë me një fitore të madhe, ai tregohet magnanimus, pra, ai tregohet i madh, nuk tregohet i vogël, i ngushtë dhe narcisist, problematik me një durim të vogël.

Lulzim Basha: Varet, varet se pse e ke marrë pushtetin. Në qoftë se pushtetin e ke qëllim në vetvete, atëherë i sulesh opozitës ta zvogëlosh, ta asgjësosh, ta poshtërosh dhe në këtë mënyrë asgjëson të vetmen kritikë që ke, në kuptimin politik të fjalës. Po kujt i shërben kjo? Kujt i shërben?

Etiketa: zgjedhje boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve

21:31 : 13/05/2021
AKTUALITET

VV depoziton në KAS formularin e Ankesave për zgjedhjet e 25 prillit (Dokument)

17:41 : 12/05/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Artan Fuga: PS përdori asetet e qeverisë, PD asnjë faj për politikat e ndjekura në Shqipëri

22:15 : 11/05/2021
AKTUALITET

Drejtori i NDI: Pretendimet për shkelje në zgjedhje të shqyrtohen me shpejtësi dhe transparencë

18:37 : 05/05/2021
AKTUALITET

Debat i ashpër Marku-Mazniku: Do ju nxjerrë populli me revoltë nga zyra, vjedhja juaj nuk do zgjasë shumë

22:26 : 03/05/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Tritan Shehu: PS i bleu votat duke ju premtuar lejimin për kultivimin e hashashit

22:20 : 01/05/2021
Para

Skandali seksual, reagon FRD: Personi nuk ka lidhje me strukturat, mund të jetë infiltruar

TË GJITHA

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com