• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha mund të bashkëpunojë me Ramën vetëm jashtë politikës

15:09 : 15/04/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Nuk ka dyshim se kjo ofertë, që bëhet në emër të kurimit të dasive 30 vjeçare, është një taktikë e vogël mashtruese.

Me anë të saj kryeministri kërkon makiavelisht të krijojë idenë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes tij dhe konkurentit kryesor politik. Në anën tjetër ai e përdor atë, ashtu si në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur arriti të krijojë përshtypjen e një koalicioni të mundshëm mes dy partive të mëdha, gjë që i shtyu shumë votues të djathtë të bojkotonin procesin. Ndërsa pjesa më meskine e kësaj oferte është shantazhi fëminor për të përçarë opozitën, sipas një modeli ku Rama vendos se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë brenda saj.

Natyrisht cilido që e ka ndjekur trajektoren e Edi Ramës në politikë, nuk e ka të vështirë të kuptojë se ai është i paaftë të ndajë pushtet. Që në shekullin e kaluar, kur mori në dorë bashkinë, ai i përjashtoi socialistët nga vendimmarrja, për të kontrolluar lejet e ndërtimit vetëm me klanin e tij. Të njëjtën gjë bëri më pas me PS, nga e cila eleminoi gjithë figurat tradicionale dhe zhduku gjithë kritikët

Edhe pasi mori pushtetin me ndihmën e aleatëve, mezi priti katër vite për të kërkuar tepsinë i vetëm. Ai u tregua i gatshëm të bënte marrëveshje me Avdylajt dhe çamët e Dibrës vetëm për të fituar pa koalicione.

Lexo edhe:

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

Pra, çdo njeri me mend në kokë e ka të qartë se oferta dashamirëse e Edi Ramës për bashkëqeverisje është një spekullim.

Po le të ndalemi për një moment dhe ta marim këtë hipotezë seriozisht. Le të supozojmë për një çast se tekat zgjedhore nuk do t’i lënë asnjë partie mundësinë e krijimit të qeverisë. Le të imagjinojmë se vendi do të gjendej përballë dilemës, ose një koalicion i madh, ose përsëri zgjedhje.

Sërish, në këtë rast oferta e Ramës do të qe e pamundur të realizohej. Edhe nëse numrat i impononin bashkëqeverisje, PD nuk mund të jepte kurrë votat e saj për të ribërë kryeministër dikë që shqiptarët nuk e kishin votuar si të tillë. Qëndrimi i PD mund të qe: pranimi i një koalicioni, po pa Edi Ramën kryeministër. Pra edhe nëse do të mund ta pranonte herezinë e bashkëpunimit me rilindjen, opozita do të ishte e dënuar për të kërkuar largimin nga froni të njeriut që e ka vizatuar si baronin e krimit, drogës dhe korrupsionit. Nëse nuk do donte të shkrihej apo të shkërmoqej, PD nuk mund të përkulej para pushtetit të Ramës.

Por, një formulë e tillë as që do i interesonte një njeriu që e do pushtetin vetëm për vete. Ai do e refuzonte atë. Kjo kuptohet që tani, kur Rama flet për veten dhe jo për PS-në. Ai fton personalisht Bashën për bashkëpunim dhe jo partinë që ai përfaqëson. Qëllimi i tij është një dhe i vetëm, të mbetet në zyrën me flutura.

Nga ana tjetër, nëse opozita e bashkuar nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet ndaj Ramës (e këtu përfshij edhe manipulimet monstruoze që po përgatiten), Lulzim Basha nuk do ta kishte fuqinë ta përfaqësonte i vetëm atë. Ai më shumë do të duhej të mendonte për dorëheqjen personale, sesa për krijimin e një qeverie koalicioni.

Prandaj, ftesa që bën Rama edhe sikur të qe e sinqertë, është praktikisht e pamundur. Edi dhe Luli mund të bashkëpunojnë një ditë, por vetëm pasi të kenë dalë nga politika. Askush nga të dy nuk e ka luksin të bëhet shtojcë e tjetrit pas 25 prillit. /Lapsi.al/

Etiketa: BashaBushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama: Kulla “Syri i Tiranës” me kate pa leje në mes të kryeqytetit, nuk do i gëzojnë dot

15:37 : 19/09/2025
Para

Garo thirrje grave dhe vajzave: Të votojmë që fëmijët tanë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri

TË GJITHA

12 minuta tension në qiellin e Estonisë, si avionët italianë i shmangën incidentet

08:50 : 20/09/2025

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 20/09/2025

Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

08:07 : 20/09/2025

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com