• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë

17:22 : 14/04/2021
në INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews

Kompania e ndërtimit “Alesio 2014”, në pronësi të Anton Gjinaj (Pashko Rrapi), i arrestuar në Mal të Zi për llogari të autoriteteve të Spanjës, ku është dënuar me 8 vjet burgim për trafik narkotikësh, rezulton se ka përfituar rreth 1 miliardë lekë në tendera publikë në dy vitet e fundit.

Kompania “Alesio” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në maj 2014. Deri në vitin 2018, ajo nuk ka qenë shumë aktive në tregun e ndërtimit në Shqipëri.

Por, më pas, kompania e Anton Gjinaj mori një hov të menjëhershëm, duke u shndërruar në një prej kompanive kryesore në ndërtimet shumë-katëshe në Tiranë.

Referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, kompania “Alesio 2014” ka përfituar, vetëm në periudhën 2019-2020, pagesa publike në vlerë 980 milionë lekë të vjetra.

Lexo edhe:

Tenderi i radhës për Policinë e Shtetit: A është e paracaktuar procedura 2.5 milionë USD për të blerë pistoleta 9×19?

Çudia në Drejtësi/ Rasti unik në botë, Henrik Ligori, edhe prokuror, edhe avokat

Të gjithë punët publike të fituara nga “Alesio-2014” janë përqëndruar në tenderat e zhvilluar nga Bashkia Krujë, e drejtuar nga Artur Bushi, si edhe nga Ndërmarrja e Rrugëve në Bashkinë e Tiranës.

Sipas informacioneve zyrtare, kompania e Anton Gjinaj (Pashko Rrapi) është angazhuar në asfaltimin e një numri të konsiderueshëm aksesh rrugore, kryesisht rurale, por edhe urbane në dy qytetet fqinjë me Tiranën.

Ndërkohë, në kryeqytet, “Alesio 2014” është përfshirë fort në tregun e ndërtimit të godinave private dhe shumëkatëshe.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Alesio-2014” zotëron një numër të madh automjetesh të rënda, përfshirë kamionë dhe betoniere, detaj që dëshmon se Anton Gjinaj (Pashko Rrapi) ka pasur shuma të konsiderueshme parash për të investuar në makineri profesionale.

Tashmë, Anton Gjinaj (Pashko Rrapi), duhet të përballet me autoritetet spanjolle, të cilat kanë shpërndarë, nëpërmjet Interol-it kërkesën për arrestimin e tij si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Malit të Zi njoftoi së fundmi se ka arrestuar biznesmenin shqiptar Anton Gjinaj, 55 vjeç, i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe vuajtje të një dënimi me burg.

Media serbe “Novosti” shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga NCB Interpol Madrid.

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Etiketa: investigim boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i radhës për Policinë e Shtetit: A është e paracaktuar procedura 2.5 milionë USD për të blerë pistoleta 9×19?

13:51 : 09/08/2021
AKTUALITET

Çudia në Drejtësi/ Rasti unik në botë, Henrik Ligori, edhe prokuror, edhe avokat

19:04 : 03/10/2020
AKTUALITET

“Ka presh të freskët”, Qefalia i “Dajtit” fiton “në tavolinë” tenderin 1.5 mln euro për Burgjet

10:35 : 29/08/2020
AKTUALITET

Skandali, Gonxhja “ngatërroi” letrat e veta dhe skualifikoi kompaninë nga tenderi 150 mijë euro

13:31 : 23/08/2020
AKTUALITET

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë, Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

09:49 : 21/08/2020
AKTUALITET

Albchrome e Samir Manes akuzohet se u ‘mohon’ minatorëve të drejtën Kushtetuese të grevës

23:14 : 30/06/2020
Para

Kryemadhi: Në këto dy vite pastruam LSI nga shushunjat

TË GJITHA

LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën

19:19 : 08/05/2025

Xavi flet për të ardhmen si trajner: Do të doja shumë të punoja në Premier League

19:14 : 08/05/2025

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025

Rama i pakënaqur: Nuk është mirë që Vlora të mbetet me 8 deputetë me gjithë atë nam që i ka dalë

18:57 : 08/05/2025

“Sa e mirë je”/ Limi harron Albën, i hedh grepin fermeres së re

18:51 : 08/05/2025

Bien aplikimet për përfitime nga statusi i ‘të papunit’ në SHBA

18:41 : 08/05/2025

Vendimi i DASH për Berishën, Burimi: SHBA nuk do të njohë zgjedhje të vjedhura

18:40 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com