• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e zezë e SHBA-ve/ Yuri Kim mesazh te fortë SPAK: Nuk ke kurajo të hetosh kandidatët e inkriminuar, të kemi dërguar 30 emra

22:00 : 13/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim deklaroi mbrëmjen e sotme se SPAK-ut, institucionit ku i kanë sytë shqiptarët për të vendosur drejtësinë, i mungon kurajo.

KQZ i dërgoi prokurorisë 30 kandidatë për deputetë për verifikim, ndërsa referuar rastit të Tom Doshit, ambasadorja tha në “RTSH” se që informacioni se përse është shpallur “non gratra” është gjerësisht në dispozicion, por shtoi se SPAK-ut i mungon kurajo për të vepruar.

Përgjigja e ambasadores amerikane

Kur takoheni me drejtues politikë siç ndodhi në Elbasan apo qytete të tjera, çfarë ju thonë?

Ambasadorja Kim: Më thonë se zgjedhjet janë të rëndësishme për ta. Që po punojnë fort. Dhe pastaj më tregojnë për shqetësimet që kanë për palën tjetër dhe iu them se duhet të merren me veten në fillim dhe pastaj të lejojnë ekspertët të merren me të tjerët. Kam ndjesinë se njerëzit e morën seriozisht – me njerëzit kam parasysh partitë politike – morën në konsideratë këshillat që iu kemi dhënë për rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe, sinqerisht, kriminelët më të dukshëm nuk janë përfshirë por, a ka emra shqetësues? Po, ka.

Lexo edhe:

Yuri Kim takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane: Kontribuoni për forcimin e Shqipërisë

Largimi i Doshit nga Kuvendi/ Yuri Kim: Kemi furnizuar prokurorinë shqiptare me informacion

Mund t’i përmendim?

Ambasadorja Kim: Zëvendës Ndihmës Sekretari Matt Palmer ishte këtu virtualisht javën e kaluar dhe bëri të qartë që ka emra që përbëjnë shqetësim. Ata e dinë kush janë. Drejtuesit politikë e dinë kush janë. Ne i kemi shprehur mendimet. Në fund, ka një proces. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i shohë dhe tani kanë referuar 30 emra tek prokurorët për informacion shtesë dhe, në varësi të asaj që do të dalë në fund në fletën e votimit, votuesit do të kenë mundësinë këtë radhë sepse është listë e hapur, për të vendosur se kush duhet t’i përfaqësojë. Ju pyetët për emra. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta për 3 emra. Nuk e bëjmë lehtë këtë; merr vite të tëra kërkim; një pjesë e informacionit është në dispozicion dhe të gjithë e dinë; një pjesë e informacionit është e klasifikuar dhe nuk mund ta diskutoj, por mund të them që është shumë serioz dhe Sekretari i Shtetit nuk e vendos emrin e tij/saj lehtë në këto përcaktime që bën.

Kur flisni për emrat, dhe informacionin në dispozicion, pyetja është: Ky informacion – një pyetje retorike kjo – është në dispozicion të prokurorëve apo SPAK-ut apo ligjzbatuesve të tjerë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që informacioni është gjerësisht në dispozicion.

Çfarë mungon?

Ambasadorja Kim: Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë.

Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate.

SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot.

Etiketa: kim boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Yuri Kim takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane: Kontribuoni për forcimin e Shqipërisë

19:02 : 19/06/2021
AKTUALITET

Largimi i Doshit nga Kuvendi/ Yuri Kim: Kemi furnizuar prokurorinë shqiptare me informacion

22:25 : 18/05/2021
AKTUALITET

Yuri Kim tjetër apel partive dhe kandidatëve: Respektoni vendimin e qytetarëve

18:48 : 25/04/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kim apel shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni për ndryshimin

22:06 : 13/04/2021
AKTUALITET

Deklarata e fortë e ambasadore Kim: Nëse ju kanë vjedhur për 4 vite, mos e shisni votën për një celular të përdorur

21:33 : 13/04/2021
BOTA

Paralajmërim i frikshëm i Kim Jong-un: Do ketë krizë të ngjashme me urinë vdekjeprurëse të viteve ’90

18:04 : 09/04/2021
Para

VIDEO/ Ndeshja ndërpritet në minutën e 10-të, shihni çfarë bëjnë lojtarët

TË GJITHA

PD rifiton një mandat në Tiranë, Tabaku kalon pragun nga lista e hapur

16:15 : 12/05/2025

Carlo Ancelotti konfirmohet në stolin e Brazilit, detajet e kontratës

16:12 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

16:02 : 12/05/2025

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com