Jamarbër Malltezi: Misioni i pamundur i patronazhistit Ervin

Jamrabër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike përmes një shkrimi të detajuar risjell në vëmendje dy fakte sipas të cilave thotë ai, e bëjnë të pamundur misionin e patronazhistit të tij në PS, banor i pallatit që sot i është zënë ‘fryma’ nga pallati 45 katësh në qendrër të Tiranës.

Malltezi thotë se gazetari sportiv Ervin Baku i ka shërbyer PS me përzgjedhjen e databazës për personat që ai mendon se e votojnë të majtën, i ka shërbyer kësaj partie që sipas Malltezit tashmë me vulën e saj i ka zënë frymën.

Malltezi sjell në vëmendje ndërtimin 45 katësh tek parku i lodrave tek rruga e Elbasanit, pikërisht aty, ku ka edhe shtëpinë Ervin Baku, që ai thotë se është një nga patroinazhistët e PS-së.

E ndërsa thotë se e bën këtë punë, Malltezi shprehet se nuk e di si do ua kërkojë votën banorëve të pallatit të tij Baku, të cilët kanë mbetur të pakët në numër.

Deklarata e plotë

Misioni i pamundur i patronazhistit Ervin. Ne lagjen ku banoj zona me e kuqe eshte ajo e pallateve te ish-oficereve prane kendit te lojrave te rruges se Elbasanit. Para 50-60 vitesh komunizmi sistemoi oficeret e rinj me banesa shume te mira, prane qendres se Tiranes dhe mu buze parkut te lojrave te femijeve. Ata banore ndihen si te privilegjuar nga rregjimi komunist ndonese ishin si te gjithe ne me tallone dhe mungese te cdo lirie baze njerezore. Gjithsesi ne lagjen tone, pallati i gjate 5 katesh i ish oficereve mbetet bastion i ish-komunisteve tani me emer te ri.

Tek ky pallat banon edhe patronazhisti i PS, gazetari sportiv Ervin Baku qe mesa duket ka plotesuar te dhenat e tendencave te votimit tek databaza e vjedhur shteterore qe permban edhe te dhena personale si tel celular apo numri personal qe jane shkelje ligji te denueshme. Para shume vitesh shoku Lame dilte ne konferenca shtypi e qahej se Basha do lejonte ndertim te nje pallati 9 katesh tek ish Parku 7 xhuxhat. Kjo i zemeronte banoret e pallatit 5 katesh te ish-oficereve pasi do i zinte pamjen.

LEXO EDHE  Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Lamja na u perbetua se kur te vinte Rama ne pushtet do kishim fushaten “Rikthim ne Identitet” dhe do rindertohej kendi i lojrave. Sot ne 2021 pamja na eshte zene 70 familjeve te pallatit tim qe jemi 200 metra tutje (shih foton si ishte dhe si eshte tani – nuk arrin ta fusesh dot ne foto!), ndersa atyre njerezve hallexhinj, familjare te ish oficereve u eshte zene jo vetem pamja, por edhe dielli edhe ajri.

Per me teper jane me frike nese largqofte ndodh ndonje termet dhe kane 45 kate pallat permbi koke dhe nuk i dihet cfare i ze poshte. Ne kete hall te madh qe i ka zene ato familje (perfshi Z. Baku) qe ju zu edhe dielli e ajri bashke, do duhet te mendojne te vijne te na mbushin mendjen neve per te votuar PS! Ndertimi 45 katesh i perdhunshem (ne dhunim te parimeve baze te planifikimit te territorit) mban vulen e PS dhe te Edi Rames “per ca miljona me shume”.

Te veshtire do e kete te vije te thote ndonje fjale pse duhet votuar Edi Rama, pervecse ne ndonje rrugice nga ku nuk duket gradacela qe i ka zene frymen vete patronazhistit. Nuk e di nese tashme edhe patronazhisti yne eshte skandalizuar me PS dhe Ramen (dhe te kete kaluar me PD apo LSI si patronazhisti i Andi Bejtes dje), por di te them qe tani atij “po i ikin” edhe banoret e pallatit te tij, qe pavaresisht nga fjalet e bukura gazetareske FAKTI kokeforte eshte 45 katesh dhe nuk i pervidhesh dot.