• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zëri i Amerikës”: SPAK nis verifikimet për paligjshmëri në sigurimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste

20:27 : 12/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion bëri sot të ditur se ka nisur verifikimet pas lajmeve mbi zotërimin e paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përfaqësues të SPAK-ut kanë deklaruar se vjedhja e të dhënave personale nuk është një çështje në kompetencë të këtij institucioni të sapokrijuar, por ai nisi verifikimet nisur nga rëndësia e problemit dhe faza aktuale e fushatës zgjedhore.

Tensionimi i fushatës zgjedhore arriti një kulm të ri në Tiranë kur Partia Demokratike e opozitës dhe Presidenti i Republikës i kërkuan SPAK-ut të nisë hetime për atë që e quajnë keqpërdorim nga Partia Socialiste të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore.

Partia Demokratike e cilësoi skandal përdorimin nga PS e një baze të dhënash personale të 910 mijë qytetarë të kryeqytetit, ku gjendet numri ID i kartës së identitetit, telefona personalë, vendi i punës e të dhëna të tjera private.

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike të opozitës tha se bëhet fjlë për të dhëna personale e konfidenciale të mbi 900 mijë votuesve të kryeqytetit, përdorimi I të cilave përbën vepër penale.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

“Përdorimi i të dhënave personale të portalit E-Albania, nga Rama dhe PS është një shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve. Në mënyrë të paprecedentë, në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera, që përgjojnë dhe përdorin të dhëna personale të qytetarëve, të marra nga portali E-Albania. Është arritur të sigurohet databaze. Në të ka të dhëna konfidenciale të plot 910 mijë votuesve të Tiranës, nga 19 deri në 99 vjeç” – tha zoti Alibeaj.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi nisjen e hetimeve mbi keqpërdorimin nga ana e PS-së të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të shpërdorimin e bazës së të dhënave shtetërore nga partia në pushtet.

Presidenti Meta iu drejtua me një letër publike SPAK dhe prokurorisë së kryeqytetit, KQZ-së dhe OSBE-së si dhe ambasadave më të mëdha shteteve perëndimore, ku thuhet se të dhënat personale të çdo shtetasi, që ata i depozitojnë në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj, dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

“Çdo përdorim i këtyre të dhënave për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që veç të tjerave krijon terren për keqpëdorimin e tyre”, – theksoi zoti Meta në letrën e tij.

Ai tha se Partia Socialiste, mban, administron, përdor dhe përpunon një bazë elektronike të dhënash individuale e konfidenciale të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote sipas formatit të portalit shtetëror e-Albania.

Presidenti Meta tha se përdorimi nga një parti politike i të dhënave personale, që administrohen nga një Regjistër Publik shtetëror, është nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur përgjatë kësaj fushate zgjedhore.

Ato të dhëna, sipas tij, mund të përdoren për frikësim dhe shantazh ndaj zgjedhësve, për të siguruar votat e tyre, dhe kjo është një veprimtari e paligjshme e ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, si dhe vepër penale e dënueshme nga neni 248 i Kodit Penal.

Krahas SPAK, edhe zëdhënësi Redi Skënderaj i Zyrës për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se sapo u njoh me këtë rast, Komisioneri nisi verifikimet përkatëse ligjore, duke kërkuar nga të gjithë subjektet, që kanë të dhëna për këtë problem, sepse të dhënat personale mbrohen nga Kushtetuta./VOA/

Etiketa: hetimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
Para

Përdorimi i të dhënave të E-Albania nga PS, habit kandidati i Ramës: Krejt normale

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com