Serie A/ Juventus fiton dhe ndjek Milanin, Napoli triumfon në transfertë

Juventusi kthehet të luajë si kampione dhe të regjistrojë triumfin e dytë radhazi. Përballë sot ishte Genoa, që doli e mundur me shifrat 3-1. Për torinezët shënuan Kulusevski e Morata në pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës Genoa ngushtoi shifrat me Scamacca, por ishte Weston McKennie, që tundi rrjetën sërish dhe vulosi fitoren e bardhezinjve, që tashmë renditen të tretët, një pikë më pak se Milani dhe 12 pikë poshtë Interit, kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi.

Ndërkohë, edhe Napoli rikthehet te fitorja dhe vazhdon garën për një vend në Champions League e sezonit të ardhshëm. Skuadra e Gattusos sot mposhti pastër me shifrat 0-2 Sampdorian, me gola të Ruiz në minutën e 35 dhe Osimhen në të 87-ën.

LEXO EDHE  Milani pranë blerjes së madhe, ylli i Realit drejt San Siros

Skuadra e Gattusos aktualisht renditet e katërta, teksa ndjek Atalanta me 1 pikë dhe 1 ndeshje më pak. Fituan Juve e Napoli, por nuk ia doli Lazio, e cila barazoi pa gola ndaj një skuadre solide si Hellas Verona. Skuadra e Inzaghit pas këtij barazimi mban vendin e 6-të.