• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

21:40 : 10/04/2021
në AKTUALITET, BOTA

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën digjitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin Yankee të Nju Jorkut që nga tetori i vitit 2019, ndërsa fillon sezoni i ndeshjeve të bejsbollit.

Para hyrjes në stadium, ata duhet të provojnë se nuk janë të infektuar. Një prej tyre është edhe Randy Leibowitz, tifoz i ekipit Yankee:

“Tregova kartën e vaksinimit. Në të kundërt duhet të bësh testin,” thotë ai.

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Ditë më parë Nju Jorku u bë shteti i parë që ofron një pasaportë digjitale vaksinimi, një aplikacion falas dhe një faqe interneti që provon se individi është vaksinuar ose ka rezultuar negativ nga testimi për koronavirus.

“Duhet respektuar privatësia e njerëzve dhe duhet të sigurohemi që sistemi është i saktë. Padyshim që duhet bërë më shumë, por mendoj se këto janë pjesë e zgjidhjes,” thotë Bill de Blasio, kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut.

Kompanitë private në mbarë botën tashmë përdorin certifikata digjitale të vaksinimit në fusha si turizmi, argëtimi dhe industri të tjera.

Disa vende, përshi Kinën dhe Izraelin, kanë krijuar sisteme zyrtare mbarëkombëtare. Amerika nuk pritet që të ndjekë këtë metodë.

“Nuk do të ketë sistem të centralizuar federal me të dhënat e vaksinimit dhe nuk do të ketë asnjë mandat federal që kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi,” thotë Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Skeptikë për certifikatën

Certifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Në këtë fazë nuk jemi të sigurt që vaksina parandalon infektimin. Po ashtu ka shumë pikëpyetje të tjera, pa folur për diskriminimin kundër njerëzve që nuk janë në gjendje të vaksinohen për aryse të ndryshme,” thotë ajo.

Ndërsa certifikata e vaksinimit mund të ndihmojë hapjen e bizneseve, ekspertët e shëndetit thonë se zgjidhja është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.

“Nëse mbi 80% e njerëzve vaksinohen, atëherë nuk duhet të shqetësohemi për pasaportën e vaksinimit,” thotë William Schaffner, profesor i politikave të shëndetit në Shkollën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Aktualisht rreth 20% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa hezitimi për të marrë vaksinën luan rol, sfida tani është arritja e imunitetit të tufës./voa

Etiketa: kinastadium

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
Para

VIDEO/ Real Madrid-Barcelona, mbyllet pjesa e parë e El Classico-s

TË GJITHA

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025

Drone të dyshimta mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

22:17 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com