‘Kumbari’ i Shkodrës, Bardhok Pllani është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Dobraç, pranë ‘5 heronjve’.
Burime nga policia thanë se ai ka qenë duke udhëtuar kur është ekzekutuar.
‘Në Dobraç, Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë më arme zjarri Bardhok Pllani. Policia ka rrethuar zonën. Në ndihmë edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle të imtësishme’, thanë burime nga policia.
Bardhok Pllanaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Disa vite më parë 47-vjeçari i ekzekutuar kete mbrëmje do trazonte politikën e vendit, pasi ndërsa ishte i shpallur në kërkim për trafik droge u fsheh në automjetin e ish deputetit të Kuvendit në vitit 2014, atë të Mark Frrokut, duke i shpëtuar arrestimit.
Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në atë kohë në zonën e Shkodrës.
Pllanaj i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 Tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Në atë periudhë, Pllanaj sshtë mbajtur në vëzhgim nga forcat operacionale kundër narkotrafikut.
Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit në atë kohë, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së Tetorit 2014 ka qenë nën vëzhgim, ku përshkuhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar.
Në mesnatë 47-vjeçari, ka hipur në makinën e ish deputetit. Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 Tetor, makina e ish deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Pllanajn.
Në tetor të vitit 2018 Bardhok Pllanaj u arrestua mga policia e cila në bashkëpunim me prikurorinë e Shkodrës e vunë në pranga për veprat penale pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim pa leje. Policia e Shkodrës në ate kohë tha , Bardhok Pllanaj kishte filluar ndërtimin e një objekti 10-katësh pa u pajisur me dokumentet përkatëse. Objekti i ndërtimit kapte vlerën e 2 milionë Eurove dhe dyshohej se issht financuar nga të ardhura të trafikut të drogës. Për këtë arsye, godina 10-katëshe u sekuestrua nga autoritetet.
Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Shkodrës miratoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro pasurie pas referimit nga policia.
Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.
Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;
- Pasuri të paluajtshme:
1) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704
2) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
3) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
4) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
5) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
6) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
8) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
9) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
10) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
11) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
12) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
13) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
14) Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204
15) Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16) Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.
17) Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087
- Pasuritë e luajtshme
1) Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2) Automjet Volksvagen Golf.
3) Automjet BMW.