• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për kapriçiot e Ramës, Shqipëria humbi 110 mln euro”, Meta thirrje SPAK: Hetoni

20:24 : 02/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me humbjen e gjyqit nga ana e Shqipërisë me biznesmenin Francesco Becchetti.

Nga kjo humbje gjyqi, Shqipëria duhet të paguajë 110 milion euro, ndërkohë Presidenti Meta shprehet se e ka paralajmëruar prej kohësh qeverinë që të hiqte dorë nga arroganca dhe të tërhiqej nga vendimet sipas tij, abuzive.

Presidenti ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se është faji i tij që Shqipëria duhet të humbasë 110 milionë euro.

“Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro” shkruan Meta.

Presidenti Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Lexo edhe:

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

Reagimi i plotë i Metës:

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.

Etiketa: beccettiMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

Harrojini ditët me diell/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e shtunë, 3 Prill 2021

TË GJITHA

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com