• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

19:34 : 02/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Mjaftuan dy vdekje të paqarta të dy të moshuarve që kishin marrë dozën e parë të kinezes CoronaVac, që çadra e stërmadhe e ngritur për vaksinimin në sheshin Skënderbej të boshatisej dhe të ishte larg radhave dhe dyndjeve të dy ditëve të para.

Nëse autoritetet shtetërore bënë me dije se kishin arritur që të vaksinonin, prej 30 marsit, plot 50 mijë vetë, si pasojë e stepjes dhe frikës, këto shifra kanë rënë ndjeshëm.

Pamjet e publikuara sot qenë dëshmia më evidente e një sprapsjeje që Edi Rama po përpiqet ta etiketojë si krenarinë më të madhe të jetës së tij.

Natyrisht, dy jetët e humbura, nuk janë përovë për efektet vdekjeprurëse të vaksinës kineze, madje as nuk mund të thuhet me siguri shkencore, se ato kanë ardhur si pasojë e injektimeve me CoronaVac. Por, ama, mund të pohohet me gojën plot, se ato kanë ngjallur dhe panik dhe mosbesim të madh.

Lexo edhe:

No Content Available

Dhe kjo e ka shpjegimin e saj, që i kapërcen qoftë arsyet shkencore qoftë argumentat mjekësorë. Ato janë më shumë politike.

Fakti se Edi Rama deklaroi fillimisht që ai nuk do të pranonte kurrë vaksina lindore, të pa miratuara nga autoritetet e BE dhe SHBA-së dhe u detyrua ti sjellë ato para zgjedhjeve, e bëri të dyshimtë këtë proces. Mënyra se si ai po e përdor vaksinimin, ç’do ditë e më shumë për fushatë, bëri që pikpyetjet të shtohen. Pathosi i mjekëve qesharakë, që vënë bythlëpirjen ndaj pushtetit përpara profesionit të tyre, për të mbrojtur një vaksinë për të cilën ende nuk ka studime shteruese, e lëkundi edhe me tej besimin. Insistimi i ndonjë reporteri sharlatan, që në lajmet qëndrore i etiketonte si të papërgjegjshme mediat që ngrinin pikpyetje mbi dozat kineze, la shijen se kemi të bëjmë me një fushatë propagande dhe jo me një përkujdesje për shëndetin publik.

Pra, dalë ngadalë, u instalua dyshimi se e gjithë kjo rokopujë ishte planifikuar për të shpëtuar Edi Ramën dhe jo jetët që rrezikonte pandemia.

Prandaj, kur ndodhën dy aksidentet e para, kur ato u përdorën me tone alarmiste nga Sali Berisha, kur ndonjë mjek kotravers bëri thirrje publike për ndërprerjen e vaksinimit me CoronaVac, peshorja delikate e besimit u përmbys. Shumëkush qe në të drejtën e tij për të besuar se po vaksinohej sot, për të shërbyer si kavje për fitoren e Ramës një muaj më pas.

Dhe fajin për këtë e ka fund e krye shefi i qeverisë. Duke u identifikuar me vaksinën që shqiptarët nuk do ta kishin pa të dhe që do ta humbisnin po të fitonte opozita, duke bredhur nëpër qendrat e vaksinimit, i shoqëruar nga prijësit e listave elektorale të PS-së, duke e shndërruar armën e vetëme kundër kovidit, në një mjet për rizgjedhjen e tij, ai bëri çështë e mundur për ta minuar këtë proces jetësor. Duke u sjellë kështu ai e detyroi ç’do kënd të ngrejë pyetjen: a i dhimset më shumë jeta ime apo karrigja e tij?

Prandaj që besimi të rikthehet Edi Rama duhet të zhduket nga qendrat e vaksinimit. Ai nuk ka nevojë as të çpohet në publik dhe as të dalë në aeroport. E vetmja gjë që i duhet, nëse ka vërtet qëllim të shpëtojë jetë, është injektimi i një doze demokratiike.

Ajo do ti mësonte se një fushatë kaq fraxhile si kjo e vaksinimit nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë për mascot figura polarizuese dhe ndarëse. Vendin e tyre duhet ta zënë shkenctarë të besueshëm, të ndershëm e të gjithë pranuar, që ngjallin realisht besimin e publikut.

Ndërsa po vazhdoi të lidhë fushatën elektorale me procesin e vaksinimit, ai do ti dështojë dhe njërën dhe tjetrën. Sepse në këto kushte, mjafton një incident sporadik, për të krijuar një ortek të madh rrefuzimi, si ai që pamë sot në sheshin Skënderbej. /Lapsi.al

Etiketa: bushati boldnews host domain rama vaksina kineze

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

TË GJITHA

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet