Salianji në Korçë: Zhgënjimi dhe abuzimi 8 vjeçar do të marrë fund në 25 prill

Kandidati i PD në Qarkun e Korçës, Ervin Slaianji, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e Drithasit, ku është njohur nga afër me problemt e tyre.

“Socialistët thonë kur vijnë zgjedhjet në Drithas varim xhaketën sepse çfarëdo të ndodh, ata sërish do të na votojnë. Le ta provojnë të vijnë këtë herë deputetët e PS”, tha një prej banorëve të fshatit.

Ndërkohë nga ana tjetër Salianji i siguroi banorët se pas 25 prillit kjo gjendje do të marrë fund.

LEXO EDHE  VIDEO/ Grushte e shqelma mes policisë dhe të rinjve në Durrës

‘Zhgënjimi dhe abuzimi 8 vjeçar do të marrë fund në 25 prill. Të ndalim vjedhjen e tokave që po i merren banorëve të fshatit të Drithasit! T’i rikthejmë shpresën dhe tokën këtyre njerëzve punëtorë! T’i japim subvencionet që u takojnë dhe t’i kthejmë fëmijët nga emigracioni! #Bashkëpërndryshim ✌️ 🇦🇱’, u shpreh Salianji.