E rëndë/ Punëtori shqiptar humb jetën në Greqi

Një elektriçist shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Eretria të Greqisë. Bëhet fjalë për një ngjarje vërtet të rëndë, ku veç shqiptarit kanë humbur jetën edhe dy grekë.

Të tre humbën jetën gjatë punimeve në një shtyllë korenti. Të ndierët u goditën nga 20.000 volt, në një ngjarje që u raportua pak orë më parë.

LEXO EDHE  Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt SHBA-së, ambasada amerikane del me një njoftim të rëndësishëm

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar momentet e tmerrit, por e kishin të pamundur që të bënin diçka.

Një elektriçist tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.