Reperi Quavo tërheq zvarrë të dashurën në ashensor (VIDEO)

Reperi Quavo, anëtari i grupit të njohur muzikor ‘Migos’, ka tërhequr zvarrë të dashurën e tij Saweetie në një ashensor dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit në mbarë botën.

Edhe pse tashmë janë deklaruar si të ndarë, videoja e publikuar disa muaj pas ngjarjes, tregon momentet e tmerrshme kur reperi e tërheq pa mëshirë. Burime për TMZ thonë se konflikti ndodhi në vitin 2020, disa muaj para ndarjes.

LEXO EDHE  Del në ankand fustani që veshi Amy Winehouse para se të ndërronte jetë, zbulohet çmimi marramendës

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për pamjet e publikuara.