Moti/ Ja çfarë ndodh me temperaturat ditën e mërkurë, 31 Mars 2021

Ditë tipike pranverore po kalon vendi me mot të kthjellët e hera herës kalime vranësirash si dhe me diferenca termike gjatë ditës.

Po kështu ditën e mërkurë do të mbizotërojë mot i kthjellët në pjesën bregdetare dhe me alternime vranësirash e kthjellimesh në zonat malore dhe ato të ulëta. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

LEXO EDHE  Akuzohet për vra*jen e mësueses, ja ç´thonë fqinjët e shqiptarit të arrestuar/FOTO

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2°C deri në 14°C

zonat e ulëta 5°C deri në 21°C

zonat bregdetare 7°C deri në 21°C

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!