La pas djalin 4-vjeç/ Vëllai i Arjan Salës: Nipi akoma nuk e di që babai i tij ka ndërruar jetë

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salas që humbi jetën tragjikisht në zjarrin e rënë në një magazinë ka treguar momentet e fundit me vëllai e tij në “Opinion”.

Edmondi thotë se Arjanin e ka takuar për herë të fundit një natë para se të humbte jetën. Ai thotë se Arjani ka lënë pas një djalë 4 vjeç i cili ende nuk e di për ngjarjen e rëndë.

Ai thotë se Arjani kishte filluar të punonte për të mbajtur familjen që në moshë 18-vjeçare, ndërsa në vendin ku ndodhi tragjedia kishte katër vite që punonte.

Arjan Sala është “Dëshmor i Atdheut”, ai sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar nga flakët dhjetëra të tjera.

“Në darkë e takova për herë të fundit. Ai e merrte shërbimin në 13:30 ai e merrte punën në orën 14:00, por shkonte më herët. Faktikisht mua më mori në telefon një mikesha ime aty se shpejt se ke Arjanin. Çfarë ka ndodhur, ke Arjanin tha. Shpejt se ka rënë zjarr. Kam vajtuar aty, isha me gjithë nusen time. E ndjeva që nuk do shihja më, gjitha ai tym nuk kishte shanse. Shkova deri tek shkallët, por ishte e pamundur.”

LEXO EDHE  Kadilli: E kam ditur që në shkurt se Berisha do të shpallej non grata

Sa vite kishte që punonte?

Kishte 4 vite që punonte aty. Ai ka filluar që të punonte që kur ishte 18 vjeç. Djali i tij nuk e di e kam me fëmijët e mi. Nuk e di as vet se si do ia them. Ai është mësuar që del jashtë, në orën që ai mbaronte shërbimin.