• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidat i PS, Laert Duraj i “Postës”, shkel Kodin Zgjedhor, nuk jep dorëheqjen. KQZ mbyll sytë

20:25 : 27/03/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Laert Duraj, kandidat zyrtar për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtues i “Posta Shqiptare”, sh.a, duke zbuluar një skandal që përfshin atë vetë, Ministrinë e Financave nga ka varësinë, por edhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor, në nenin 63 të tij parashikon që zyrtarët e lartë të administratës shtetërore duhet të japin dorëheqjen para se të kandidojnë për një vend në Parlament.

Laert Duraj, në pozicionin e administratorit të përgjithshëm të “Posta Shqiptar” sh.a përfshihet në listën e zyrtarëve të lartë shtetëror, referuar përcaktimeve të ligjit për organizimin e administratës publike.

Lexo edhe:

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Pra, ai duhet të jepte dorëheqjen, më së paku javën e kaluar, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe emrin e Durajt.

Por, Ministria e Financave dhe vetë Duraj kanë gjetur një zgjidhje “të mesme”, e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Në 19 Mars 2021, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur “pezullimin e përkohshëm” të administratorit Laert Duraj dhe komandimin në krye të “Posta Shqiptare” të Hipokrat Bibës.

Ky dokument gjendet i publikuar në Regjistrin Tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

“Pezullimi i përkohshëm” dhe “dorëheqja” janë dy koncepte shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pezullimi, aq më tepër i përkohshëm, krijon të gjithë hapësirat për rikthimin e Laert Duraj në krye të institucionit shtetëror.

Ndërsa “dorëheqja”, term i cili përdoret pa asnjë ekuivok në Kodin Zgjedhor, përcakton largimin e përhershëm të zyrtarit të lartë shtetëror nga drejtimi dhe çdo lidhje e mundshme me institucionin publik.

E, megjithatë, Ministria e Financave ka vendosur që ta “pezullojë përkohësisht”, ndërkohë që vetë Laert Duraj nuk ka dhënë dorëheqjen, duke i vendosur të dy palët në konflikt të hapur me Kodin Zgjedhor.

Por, në këtë shkelje ligjore nuk mbetet jashtë as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialiste disa ditë më parë.

Celibashi duket se ka anashkaluar dokumentat standartë të dorëzuar nga Laert Duraj.

Kodi Zgjedhor, në nenin 72 të tij, të titulluar “Dokumentat e kandidimit”, ndër të tjera kërkon “vullnetin e kandidatit për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës.”

Pra, Laert Duraj, kur ka paraqitur dokumentin që shpreh vullnetin për të kandiduar, si rregull duhet të kishte dorëzuar edhe deklaratën e dorëheqjes, para se emri i tij të certifikohej si kandidat për deputet.

Por, Laert Duraj nuk ka dhënë dorëheqjen, pasi ai është “pezulluar përkohësisht”. Ndaj, emri i tij, për shkak të problematikës në dokumentacion, më së paku duhej rikthyer për plotësimin e kërkesave ligjore.

Kjo “shkelje” duket se është toleruar nga Celibashi, i cili nuk rezulton të ketë ngritur asnjë pikëpyetje për mungesën e një prej dokumentave kryesorë të kandidimit të Laert Duraj.

Kodi Zgjedhor ka parashikuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë para kandidimit, me qëllim shmangien e përdorimit të aseteve dhe burimeve njerëzore të institucioneve në varësi të këtyre titullarëve.

“Posta Shqiptare” sha ka një personel në total mbi 2300 të punësuarish, si edhe asete të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Laert Duraj, “i pezulluar përkohësisht”, vijon të jetë “de facto” drejtues i “Posta Shqiptare” sh.a, përsa kohë që ai mund të rikthehet në atë detyrë menjëherë pas zgjedhjeve, në rast se nuk del fitues.

Pra, ai, edhe “i pezulluar”, mund të ndikojë fuqishëm mbi të gjithë institucionin e ‘Posta Shqiptare” sha., përfshirë edhe presionin e mundshëm mbi stafin që nuk e mbështet dhe që mund të gjendet i papunë pas rikthimit të tij të pritshëm në krye të institucionit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: deputetlaert

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
RAJONI

Alexis Tsipras dorëzon mandatin e deputetit: Parlamenti nuk përmbush rolin që i jep Kushtetuta

09:57 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025
SHOW BIZ

Modeli shqiptar bën deklaratën e fortë: Një deputet më ka ofruar 100 mijë euro për një natë më të

11:15 : 26/09/2025
Para

Kapet me drogë, arrestohet këngëtari shqiptar në Itali! Emri

TË GJITHA

‘Kam pastruar 12 m kanal’/ Berisha ironizon Andi Sallën: Sukses i madh! Imagjino në Ministrinë e Bujqësisë

10:25 : 14/10/2025

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025

“Minatorët kërkojnë dinjitet, jo lëmoshë”/ Tabaku: Pushteti u përgjigjet me dhunë policore

10:15 : 14/10/2025

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

10:08 : 14/10/2025
Edmir Bregu, Aldo Avdylaj

“Unë vras 10 vetë nëse thua ti”/ U vu sot në pranga, çfarë thoshte në përgjime Aldo Avdylaj

10:03 : 14/10/2025

Shisnin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

09:47 : 14/10/2025

EMRAT e 10 të arrestuarve nga operacioni në Elbasan, një armë u largua nga vendngjarja

09:36 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com