• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama u mburr me vaksinat kineze, VOA: Nuk ka të dhëna shkencore

20:24 : 25/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se kishin siguruar 1 milion doza të vaksinës Sinovac, përmes distributorit të saj të autorizuar në Turqi. Ngarkesa e parë prej 192 mijë dozash u nis sot nga Stambolli, ku kryeministri Edi Rama kishte shkuar personalisht që një ditë më parë. Ai bëri të ditur se brenda 60 ditësh, sasia e vaksinave Sinovac që do të mbërrijë në vend, do të shkojë në gjysëm milioni doza.

Për efektshmërinë e kësaj vaksine ka deri më tani të dhëna të ndryshme. Në janar të këtij viti Brazili bëri të ditur se efikasiteti i saj ishte 50.4 përqind, ndërsa në fillim të marsit Turqia njoftoi për një efikasitet mbi 80 përqind.

Nga ana e saj, kompania prodhuese kineze Sinovac, ka vetë-ofruar disa rezultate kryesore, por në ndryshim nga ç’ndodh zakonisht me prodhuesit e vaksinave, këto të dhëna nuk janë botuar në ndonjë revistë shkencore, gjë e cila do të kërkonte një vlerësim nga ekspertë të palëve të treta.

Aktualisht Shqipëria ka në përdorim edhe tre vaksina të tjera, Pfizer-in, Astrazeneca-n dhe vaksinën ruse Sputnik V. Në total numri i dozave të mbërritura në vend është 282 mijë. Kryeministri Rama ërit ë ditur se priten dhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë Astrazeneca dhe 25 mijë vaksina të tjera Sputnik V. Ndërsa 106 mijë vaksina të tjera sipas tij janë në proces me Bashkimin Europian. Së bashku me mbi 300 mijë dozat e tjera të vaksinës kineze, totali i përgjithshëm arrin në 871 mijë doza, ndërsa sasitë e kontraktuara në 2.6 milion.

Mbërritja e vaksinave kineze “na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në të gjithë territorin në bazë të planit që kemi përgatitur dhe të nisim një process shumë intensive vaksinimi”, deklaroi kryeministri Rama në një konferencë shtypi në aeroportin “Nënë Tereza”, menjëherë pas mbërritjes së sasive të para nga Turqia. Ai theksoi se brenda muajit qershor synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

Kryeministri, njoftoi se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në vaksinimin e të gjithë personalit shëndetësor të Kosovës. “Janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe brenda 20 ditësh, maksimumi, duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditët që bëmë vaksinimin e 500 personave, ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Në rast se ata duan ta përshpejtojnë procesin e janë në gjendje të organizohen për të ardhur në numra më të mëdhenj në Kukës, apo edhe për ta bërë me 3 turne vaksinimin, nuk ka problem, mund të bëhet dhe në një kohë shumë më të shpejtë”, tha ai.

Zoti Rama bëri të ditur gjithashtu se kishin nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri dhe një fabrikë të prodhimit të vaksinave dhe produkteve të tjera farmaceutike. “Një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kompania farmaceutike që bën distribucionin e vaksinës Sinovac,por që në të njëjtën kohë është prodhuese e shumë vaksinave dhe produkteve të tjera farmaceutike. Me këtë kompani ne kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment, por për të ardhmen”, shpjegoi kryeministri. /VOA/

Etiketa: Ramasinovacvoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
Para

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria përballë Andorrës, ndiqeni LIVE

TË GJITHA

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025

Vijon të digjet ‘Liqeni i Luleve’ në Lurë! Tek Qafa e Shëngjergjit flakët përpijnë kurorën e pishave

20:08 : 19/07/2025

DETAJE nga sherri në Ksamil: Dy biznesmenët u qëlluan me grushta edhe një muaj më parë

20:01 : 19/07/2025

Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

19:54 : 19/07/2025

Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona

19:42 : 19/07/2025

Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

19:25 : 19/07/2025

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com