• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim nuk bind as “Zërin e Amerikës” për sukseset imagjinare të SPAK-ut

17:04 : 24/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

“Zëri i Amerikës”, një medium ndërkombëtar i financuar nga qeveria amerikane, konstatoi se shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim tek Prokuroria Speciale, SPAK, duke iu referuar rezultateve të “Barometrit të Sigurisë”, një sondazh i realizuar nga një organizatë jo-qeveritare në Tiranë.

Lajmi ishte korrekt dhe përcillte të dhënat e siguruara nga sondazhi i publikuar këtë të Hënë nga “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

Por ajo që konsiderohet me interes në këtë zhvillim është fakti se “Zëri i Amerikës” vendosi të publikojë një kronikë, e cila zbulon pasivitetin e SPAK-ut, një realitet që njihet më së miri nga qytetarët shqiptarë.

Ky qëndrim i “Zërit të Amerikës” shkon në të kundërt të asaj që deklaron përfaqësuesja zyrtare e Uashingtonit në Tiranë, Yuri Kim.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

Ambasadorja amerikane nuk ka lënë rast pa shprehur vlerësimet për rezultatet e prokurorëve specialë, edhe në ato rastet kur kryen operacione rutinore.

Yuri Kim u shpreh me superlativa për operacionin që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, ndërkohë që institucionet shqiptare kanë arrestuar edhe më herët gjyqtarë e prokurorë për korrupsion.

Pak ditë më parë, diplomatja amerikane u shfaq si zyrë statistikash, kur vendosi një shënim në rrjete sociale: “588 çështje të ndjekura penalisht, 70 milionë euro asete të konfiskuara. U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 janë të arrestuar dhe kemi 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim pas takimit me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Por, pavarësisht këtyre shifrave të prezantuara nga Yuri Kim, të cilat për hir të së vërtetës u përkasin hetimeve dhe gjykimeve të nisura para krijimit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, qytetarët sërish deklarojnë se e kanë humbur besimin tek institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.

Dhe, arsyet e zhgënjimit janë të shumta, sidomos për mungesën e hetimeve dhe gjykimeve për zyrtarët e lartë qeveritarë dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

SPAK-u, që në ditët e para të tij, ndoqi modelin negativ “Donika Prela”, për të hequr dorë nga hetimi i dosjeve “339” dhe “184”, në të cilat shfaqeshin eksponentë të lartë të maxhorancës, duke vendosur me elementë të krimit të organizuar për blerje e vjedhje votash.

Ky ishte sinjali i parë që SPAK-u do të vijonte të ishte, në mos edhe më keq, se një kopje e shëmtuar e sistemit të vjetër të drejtësisë, të kapur nga politika.

SPAK-u vendosi të arrestonte dy komisionerë të vdekur të zgjedhjeve të Durrësit, ndërkohë nuk e ka hedhur aspak vështrimin nga Vangjush Dako e të tjera persona, që gjenden sërish në listën e kandidatëve për deputet në Durrës e Dibër.

SPAK-u nuk mori as guximin më të vogël për të hetuar zyrtarët e lartë qeveritarë, pas tenderave “sekretë” dhe abuzivë gjatë periudhës së pandemisë.

SPAK-u duket se as nuk ka ndërmend të hapë dosjet e inceneratorëve dhe koncensioneve të tjera, pavarësisht se kallëzimet dhe dokumentat u janë bërë pirg i madh në zyrat e tyre.

Dhe, përsa kohë nuk ka asnjë sinjal që do të hetojë seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar të lidhur me qeveritarët, SPAK-u nuk do të bindë jo vetëm qytetarët shqiptarë, por as edhe “Zërin e Amerikës”, përkundër deklaratave për suksese imagjinare të Yuri Kim.

Etiketa: kimspakvoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
Para

Nisin sot eliminatoret e Botërorit/ Ronaldo kundër De Biasi-t, Franca pret Ukrainën

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com