• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parlamenti kryen 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim

20:04 : 24/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Organizatat e Shoqërisë Civile deklaruan të alarmuara ditën e mërkurë se ndryshime të konsiderueshme në ligjet kyçe të vendit u miratuan me nxitim nga parlamenti aktual duke prekur mes të tjerash edhe çështje të reformës në drejtësi.

Edhe një herë, një numër deputetësh socialistë hodhën një mori propozimesh për ndryshime ligjore në ligjet kryesore të vendit, përfshirë kodin penal, kodin e procedurës penale, ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe disa ligje të tjera mbi sistemin e drejtësisë, gjithsej 154 ndryshime, të cilat janë hedhur në procedurë të përshpejtuar parlamentare, në një veprim që organizatat e shoqërisë civile e konsiderojnë në shkelje të kushtetutës dhe të tillë që cënon besimin e publikut te reforma në drejtësi. Ligjet në fjalë u miratuan së fundmi në seancë plenare.

Përmes një deklarate për shtyp të publikuar të mërkurën, 64 organizata të shoqërisë civile shprehën alarmin për këto ndryshime u miratuan pavarësisht se askush nuk ka pasur kohë t’i analizojë për të parë se çfarë efektesh mund të kenë.

“Shoqëria civile shpreh shqetësimin se procesi i ndjekur për shqyrtimin dhe miratimin e këtyre projektligjeve krijon precedent negativ, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe Rregulloren e Kuvendit,” thuhet në deklaratën e organizatave.

“E gjithë procedura e ndjekur, nga Komisioni i Ligjeve deri në miratimin e këtyre projektligjeve në seancë plenare, është kryer në mungesë të transparencës me publikun dhe konsultimit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe shoqërinë civile, si dhe në kushte urgjence, në më pak se 30 ditë nga depozitimi në Kuvend më 25 shkurt 2021. Mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës krijon klimë mosbesimi ndaj kësaj pakete ndryshimesh ligjore të reformës në drejtësi,” vijon më tej deklarata. [Link]

Lexo edhe:

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

Kërkoi rezolutë për gjenocidin serb, Berisha-PS: Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiç-it

Projektligjet u propozuan nga deputetët Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Klotilda Bushka dhe Ulsi Manja, që të gjithë socialistë.

I njëjti grup deputetësh propozuan dhe më pas parlamenti miratoi, shtatorin e kaluar një mori ndryshimesh të debatueshme mbi krimet zgjedhore, duke ia ngarkuar të gjitha hetimet vetëm një njeriu në prokurori dhe duke cënuar në këtë mënyrë një nga parimet kryesore të reformës në drejtësi, decentralizimin e prokurorisë. /BIRN/

Etiketa: ligjenderhyrjeparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

12:14 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi rezolutë për gjenocidin serb, Berisha-PS: Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiç-it

11:21 : 16/10/2025
AKTUALITET

PS nuk pranon mocionet me debat të opozitës, Balla: I bëni kërkesat të cunguara

10:37 : 16/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
BOTA

Deputetja gjermane bën histori, mban fjalim në parlament me foshnjën në krah

15:11 : 25/09/2025
Para

Rrihet dhe hidhet nga kati i gjashtë një doktoreshë, humb jetën tragjikisht

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com