• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propoganda dhe show i Ramës në Tiranë/ Akuza dhe batuta, s´ka bilanc dhe s´jep llogari

17:44 : 23/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama vijon batutat, në një situatë të ngjashme si fushata e 2017, ndërsa ka një bilanc negativ mes premtimeve që ka bërë dhe atyre që ka mbajtur.

Sot Rama prezantoi kandidatët e PS për Qarkun e Tiranës, ku pjesën më të madhe të kohës, e përdori duke thumbuar drejtues të partive të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike, apo batuta me socialistët.

Rama u shpreh se në Tiranë kundërshtarët, duke pasur parasysh koalicionet opozitare, kanë një shëmbëlltyrë katastrofike që kanë pas Monikën, Ilirin dhe Saliun.

“Nga Fatmir Mediu te Dash Shehi, Shpëtim Idrizi, Mesila, Dulja, një hata e madhe. Të mendosh që Tirana e vitit 2021, Tirana që ka hyrë në dekadën e shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar. E patën kohën ta tregojnë veten, jo vetëm një herë, e treguan se sa vlejnë.

Nuk mund të mendosh përtej asaj që njerëzit mund të kenë arsye legjitime dhe rezerva ndaj nesh, që të investojnë besim te ajo skuadër e cila në Tiranë ka shëmbëlltyrën e vet më katastrofike dhe në themelin e vet ka një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, ekonominë, Shqipërinë me Ilir Metën, Monikën dhe Saliun që luajnë pas një teatri kukullash.

Lexo edhe:

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

Ajo që peshon në atë skuadër është një katastrofë. Zgjedhja në këtë rast është i qartë si qielli në krye. Ne do bëjmë detyrën tonë për të bërë të qartë për këdo edhe ata që janë të interesuar ta dinë. Për ata që nuk duan të dëgjojnë dhe të shikojnë nuk ka çfarë bën askush, as ne.

Për të tjerët do bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër, që e ka regresin të shkruar në letër të ballit si një biografi dështimesh. Në këtë skuadër për Tiranën dhe skuadrën tonë kombëtare ne kemi një harmonizim mes grave dhe vajzave, djemve dhe burrave, moshave të ndryshme, eksperiencave”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të Pandeli Majkos i 19-ti në qarkun e Tiranës, Rama shkëmbeu disa batuta me socialistët. Rama u shpreh se shpreson që socialistëve të mos i mbetet hatri që përmend vetëm numrin e Pandit, duke veçuar Elisa Spiropalin.

“19 është një numër që unë e përmend se është numri i Pandit dhe objektivi ynë minimal në Tiranë. Jam i bindur që Pandi kur të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për teatrin e ri kombëtar njësoj si foli për stadiumin sot.

Këtë takim në kushte të pashtrënguara nga pandemia, pas 4 vitesh do e bëjmë te teatrit i ri. Për këto arsye numri 19 është i veçantë. Besoj nuk i vjen askujt keq, dhe Elisës nuk i mbetet hatri që përmend vetëm numrin 19. Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri”, tha Rama.

Në fakt, në fushatën për 25 prillin, Rama nuk mund të flasë asgjë më shumë se batutat, ironitë apo sulmet ndaj opozitës. Një Kryeministër normal do të paraqiste një bilanc mbi punët e kryera, ndërsa në fakt nën qeverisjen e Edi Ramës vetëm në Tiranë ka pasur shkatërrime objektesh dhe lulëzim kullash, ndërsa gjithçka tjetër ka qenë propogandë dhe fasada. Tirana nën qeverisjen e ekipit të Ramës, përfshi këtu edhe Erion Veliajn si Kryebashkiak, cilësohet si qyteti i pastrimit të parave të Ndraghetas, ndërsa mijëra biznese falimentuan gjatë kohës së pandemisë.

Listën e kandidatëve në Tiranë, Rama e mbushi me ministrat, të cilët nuk kanë një bilanc, në krye të saj vendosi një inxhiniere që vlerëson diktaturën dhe pas saj vjen një mjeke e Infektivit, që gjatë kohës që mbante veshur bluzën e bardhë të mjekut, u përdor në luftën politike mes Ramës dhe opozitës, lidhur me viktimat e shkaktuara nga Covid-19.

Këto janë figurat e “reja” që Rama u ofron shqiptarëve dhe u kërkon mandatin e 3-të si Kryeministër, ndërsa listës i shtohen edhe emra që janë subjekte dhe objekte të memeve tallëse në rrjetet sociale.

Etiketa: akuzabatutaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

19:43 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama “kërcënon”: Kush vendos traun për parkim do të ndiqet penalisht

19:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
Para

Puna e ëndrave/ Kjo kantinë vere ju ofron 1 mijë dollarë në muaj, por me kushtin që ...

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com