• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hijet e korrupsionit/ Ndërtimi i spitalit të Laçit, kunata e Manastirliut ka në dorë projektin dhe paratë

22:10 : 23/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Spitali i ri i Laçit që pritet nga banorët e zonës si një mundësi në kushtet e vështira të pandemisë, nga Ministria e Shëndetësisë është parë që në fillim si një thesar.

Një projekt i Bankës Botërore për zbatimin e tij, Ministria që në kohën e Beqjajt dhe tani me Manastirliun i kanë marrë masat, që donatorët të jenë sa më larg dhe njerëzit e tyre sa më afër.

Që para se të hidheshin themelet e ndërtesës, drejtoreshë e Projektit u emërua bashkëshortja e një punonjësi të kompanisë që fitoi tenderin për ndërtimin e objekit.

Kjo lëvizje e mençur e Ilir Beqjes, siguroi që gjërat të mos dalin në Pazar, burri me gruan mund t’i diskutonin edhe në shtëpi, kontrolluesi dhe zbatuesi do të ishin një familje.

Nuk mjafton kjo. Megjithëse ndërtimi filloi vetëm përpara 2 muajve, Ministria ka filluar prokurimin e aparaturave. Koha nuk premton, zgjedhjet po vijnë, rezultati nuk dihet. Tenderi duhet bërë shpejt që specifikimet të jenë të kontrolluara, vëmendja e mediave të jetë tek fushata elektorale dhe firma e preferuar të fitojë.

Lexo edhe:

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

E gjithë procedura për investimin e 3 milionë eurove në aparatura po bëhet në fshehtësi të plotë. Kjo nuk është e vetmja shkelje ligjore. Në kundërshtim me ligjin për Prokurimet, specifikimet teknike nuk po konsultohen me përdoruesit finalë, që janë mjekët që do të punojnë në spitalin e Laçit. Nuk po konsultohen as me mjekë më të specializuar të QSUT-së, të cilët kanë tashmë përvojën e përdorimit të aparaturave.

Një shkelje që ka vetëm një shpjegim; specifikimet po bëhen në zyrën e kompanisë së paracaktuar si fituese. Jo më kot konsulente e projektit është caktuar Eda Allmuça, kunata e Ministres Manastirliu. Ishte një rrugë e gjatë derisa të sigurohej ky vend. Megjithëse punonjëse e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSDKSH), u financua nga qeveria për të bërë një kurs 2-mujor në SHBA, që të kthehej më pas si konsulente projekti.

Nuk është problemi se u largua nga vendi i punës, as se paga i jepej ndërkohë që paguhej edhe kursi, as edhe përzgjedhja pa asnjë kriter dhe pa konkurs, por konflikti i pastër i interesit, që lë vend për dyshime dhe i hap mundësinë një procedure korruptive. Konsulentja e projektit, është njeriu i afërt i titullares së autoritetit që e prokuron, pra njësoj si me ndërtimin, edhe për aparaturat, ai që shpenzon paratë, kontrollohet nga një njeri i familjes nëse ka respektuar procedurën.

Nuk mbaron me kaq. Të gjitha nivelet e kontrollit si financat dhe mbikëqyrja e projektit, janë marrë në kontroll nga Ministrja Manastirliu. Financierja e projektit është familjare me shefen e kabinetit të ministres, ndërsa vetë shefja e kabinetit, Erjona Hoxha është mbikëqyrësja. Një skemë e qartë kontrolli, që nga konsulenca, financierja, mbikëqyrësja deri tek drejtoresha e projektit të spitalit, janë të kapura nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Ky staf i dha provat edhe në tenderin që u bë përpara 2 vitesh për rritjen e cilësisë së imazherisë në spitale të ndryshme, ku Manastirliu i çoi fituesit pikërisht në kompanitë që donte vetë dhe që përpijnë gjithë buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Natyrisht, sipas një taktike të cilën e ndjek që në krye të herës, në komision vendosen vartës të saj që, jo vetëm nuk marrim vesh, por edhe që mund të pushohen nga puna në çdo moment. Ky është stili rilindas i administrimit të burimeve njerëzore, para të taksapaguesve shqiptarë dhe ndihmave të huaja.

Kjo kapje e hapur e një projekti miliona eurosh (vetëm aparaturat janë 3 milionë), nuk sjell vetëm korrupsion. Kjo kapje sjell dështimin e një projekti të madh që u vjen në ndihmë banorëve të Laçit dhe gjithë zonave përreth, sjell aparatura të papërshtatshme për një spital, sjell dëme në shëndetin e njerëzve dhe kushton jetët e tyre./ Dosja.al/

Etiketa: lacManastirliuspitali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

10:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

18:18 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi

15:24 : 20/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I shpallur në kërkim që prej 2022-shit, arrestohet 50-vjeçari me dy identitete

14:10 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

12:44 : 04/09/2025
Para

Denoncimi/ Drejtori i Spitalit të Rrëshenit shkel ligjin! Fushatë për rilindjen dhe pa maskë

TË GJITHA

Abilekaj: Rama qeveris me paranojë, nuk pranon që askush të vërë në dyshim autoritetin e tij

22:06 : 02/10/2025

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

21:56 : 02/10/2025

Zgjedhjet/ Lapaj refuzon negociata me PD: Nuk po procedohet si duhet, kandidati të jetë i pavarur

21:46 : 02/10/2025

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025

EMRI/ Identifikohet viktima, ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru

21:24 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com