• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, Meta dhe Ruçi urojnë bektashinjtë në Ditën e Sulltan Novruzit

09:41 : 22/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Besimtarët bektashianë, sot kremtojnë Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë e rëndësishme për bektashinjtë por jo vetëm, lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas bektashinjve çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Edhe në këtë vit, Sulltan Novruzi festohet ndryshe për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Së fundmi ka qenë kryeministri Rama, Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta që kanë uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Mesazhi i Ramës

Lexo edhe:

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Mesazhi i Ruçit

“I dashur Baba Mondi,

Ju falenderoj nga zemra për ftesën për të marrë pjesë në veprimtaritë që kremtojnë Ditën e Sulltan Novruzit dhe 30 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Për shkak të angazhimeve të mia zyrtare, e kam të pamundur tiu bashkohem në këtë gëzim fizikisht. Me zemër jam atje dhe gëzoj e lumturohem bashkë me ju.

Dy ngjarjet e shënuara, të cilat festojmë sot, zbukurojnë jo vetëm jetën e bektashinjve, por të të gjithë shqiptarëve, në këto kohë të vështira të pandemisë, kudo ku ata jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, vendet e tjera të rajonit dhe në Diasporë.

Bektashizmi ka qenë në çdo kohë një pasuri e madhe shpirtërore, kulturore dhe njerëzore për shqiptarët dhe bektashinjtë rrezatues, misionarë dhe edukatorë të atdhetarizmit, solidaritetit, tolerancës dhe humanizmit.

Këto vlera dhe këtë forcë të madhe shpirtërore, bektashinjtë e treguan edhe gjatë dekadave kur dhuna politike i ndaloi të ushtronin ritet e tyre në komunitet, në teqetë dhe vendet e shenjta.

Forca e qëndresës bektashiane po shfaqet edhe gjatë këtyre stinëve të vështira të pandemisë, duke lehtësuar pasojat e saj të besimtarët dhe të gjithë shqiptarët. Bektashizmi, kjo shkollë e madhe e tolerancës, është njëkohësisht një shkollë e madhe e besimit, fuqisë, mbijetesës dhe rezistencës ndaj të keqes.

Ju përshendes edhe njëherë të gjithëve, ju, pjesëmarrësit në festë, besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët dhe ju uroj shëndet e gëzime në vatrat familjare.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mesazhi i Metës

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!
Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!
Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari! ☀️🌼🇦🇱

Etiketa: MetaRamaruciSulltan Novruzi

Lajme të lidhura

BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
Para

Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti në Bathore: Nuk votoj më PS, i shkrova Edi Ramës, heshti

TË GJITHA

Qeveria Rama vendos “rregulla për korrupsionin”! Propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”

12:02 : 25/10/2025

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025

Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

11:49 : 25/10/2025

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

11:30 : 25/10/2025

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

11:27 : 25/10/2025

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com