• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushata parazgjedhore me shëmtitë e Shqipërisë së sotme

08:16 : 20/03/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Fushata parazgjedhore në Shqipëri i ka gjitha tiparet që ia imponon një shoqëri ku dhunën dhe përbuzjen, pushteti i ka ngritur ne vlera që shpërblehen, ku fisnikëria dhe aftësitë personale, përball kriminelit të fort e të pasur, nuk vlejnë asgjë dhe ku, mirësjellja dhe e moralshmja janë të turpshme.

Fushata parazgjedhore në Shqipëri, i ka gjitha tiparet e një shoqërie e cila edhe pas tridhjetë viteve, nuk ia ka dalë ta pastrojë vetveten nga e shkuara komuniste dhe si e tillë, edhe sot shkon në zgjedhje dhe i ndjell votuesit me “gjyshet” të cilat me mall e kujtojnë Enverin, pra me “gjyshet” e pandjeshme ndaj krimeve të diktatorit, i cili nuk i ka lejuar nënës që t’i qëndrojë pranë të bijës që jep shpirt.

Pra fushata parazgjedhore në Shqipëri ka gjitha tiparet e shtetit ku vjedhja e votës thuajse është institucionalizuar, ngaqë atë nuk e dënojnë gjykatat, ku pushtetarët, si hajdutë e kriminelë, në kohë pandemie dhe kur qytetarët janë në gjumë, dalin dhe e rrënojnë Teatrin Kombëtar me egërsinë me të cilën Enveri i rrënonte xhamitë dhe kishat, duke u sjellë kështu si një qytetar hajdut që do ta shmangë e jo si pushtetar që duhet ta mbrojë ligjin.

Dhe duke i pas parasysh gjitha këto tipare si edhe shumë shëmti tjera që janë pjesë e portretit të Shqipërisë së sotme, mëmëdheu ynë plot tetë vite me radhë është në fushatë parazgjedhore, plotë tetë vite me radhë jeton spektaklin në të cilin Kryeministri është në rolin kryesor e gjithë të tjerët vetëm figurantë që do të flasin për të dhe do e bëjnë sa më të dukshme madhështinë e tij.

Lexo edhe:

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

Duke i pasur parasysh gjitha këto që u thanë më lart, s’ka si mos pranohet se Shqipëria e ka thuajse të pamundur ta kthejë qetësinë dhe besimin në vetvete, pa të cilat nuk mund të ketë as fushata normale parazgjedhore e as votë që e posedon votuesi.

Dhe duke qenë Shqipëri e paaftë të organizojë fushata normale parazgjedhore, asaj edhe i ndodh që të huajt t’i tregojnë se ndikimi i cilit shtet të huaj atë e rrezikon më shumë.

Por ndërkohë duke mos treguar se si e përcaktojnë atë ndikim, duke u shtirë se nuk e shohin që këtë pjesë të Ballkanit asgjë nuk e rrezikon aq shumë sa ndikimi serbo-rus.

Dhe Shqipëria është nën ndikimin serbo-rus, ndikim të cilin e lehtëson boshti Athinë-Shkup-Beograd, i lidhur me hekurudha dhe autostrada moderne, për dallim nga korridori i tetë, pra boshti Stamboll-Sofje-Shkup -Tiranë, që e lidhin rrugët e para njëqind viteve, rrugë nëpër të cilat nuk mund të kalojnë njëri pranë tjetrit as dy gomarë të ngarkuar.

Andaj mbetet e paqartë pse kjo nuk i pengon disa qarqeve të BE-së, pse aq shumë ato brengosen nga ndikimi turk që e rrezikon shqiptarinë dhe pse aq shumë duan që ne shqiptarët t’i luftojmë perandoritë e vdekura? Mbase pse ka qarqe evropiane, të cilave, sa herë që ua përmend Turqinë, atyre u faniten jeniçerët që e kanë rrethuar Vjenën dhe që e rrezikojnë Evropën e krishterë.

Pra mbetet e paqartë pse kërkojnë nga ne të harrojmë se, për shembull, se sikur mos ishte Turqia, në vitin 1997, një shtet fqinj dhe anëtar i BE-së do arrinte me ushtrinë e vet deri në Vlorë, e kjo thuase fare nuk e pengoi BE-së.

Sa i përket ndikimit turk, ne duhet ta pranojmë se edhe nuk mund t’i shpëtojmë atij ‘ndikimi’, sepse me shekuj kemi jetuar bashkë me popullin turk, sepse pjesa më e madhe e popullit tonë ka fenë që ka edhe populli turk, se kemi bakllavanë turke, se në traditën tonë ka shumë elemente orientale e që me asgjë nuk na bëjnë më pak evropianë se cilido popull tjetër i këtij kontinenti.

Etiketa: fushatakim mehmetizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025
RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
Para

Covid-19 shtyn planifikimet e shtatzënisë pas vaksinimit

TË GJITHA

Arrestimi i Metës/ Avokatja e Popullit: Iu cenua dinjiteti, Forcat Speciale nuk duhej të ishin aty

19:00 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com