• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi, ekspertizat e dyshimta/ Si po tentohet shembja e pallatit 5 katësh dhe shkollës Naim Frashëri

19:13 : 17/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Çdo ditë mediat raportojnë raste mbi abuzimet e Rilindjes lidhur me procesin e rindërtimit, i cili po përdoret si një “gur” elektoral nga Kryeministri Edi Rama.

Megjithëse kanë kaluar 16 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, procesi zvarritet, abuzimet vazhdojnë dhe duket se krahas propogandës, e gjitha ajo që trumpetohet si Rindërtim, po shfrytëzohet për abuzime me fonde.

Kjo po ndodh edhe në Durrës, me pallatin 5 katësh nr 901, në Rrugën Kristo Sotiri, i cili për nga shkalla e dëmtimit u klasifikua në nivelin DS2, sipas akt konstatimit dt 12.12.2019 të Institutit të Ndërtimit.

Shkalla e dëmtimit DS2 do të thotë që ndërtesa ka pësuar dëme të lehta deri në 15% të objektit. Ky akt konstatimi mban firmën e tre specialistëve të institutit në fjalë, që përbënin grupin e inspektimit.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

Mbështetur në këtë akt konstatimi një pjesë e banorëve vazhduan të banojnë në këtë pallat. Ata madje duke zbatuar me përpikmëri kuadrin ligjor në fuqi aplikuan pranë Bashkisë Durrës për të marrë grantet për riparimin e banesave të tyre (riparimet e ambjenteve të brendshme të banesave). Bashkia bazuar në këtë akt konstatimi u ka akorduar banorëve si bonus qiraje ashtu edhe grante për riparim dëmesh të shkallës DS2.

Por 1 vit pas tërmetit, në 18 nëntor 2020, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili shfaqet në krah të Kryeministrit Edi Rama, përmend pallatin në fjalë si me dëmtime të shkallës DS5, që do të thotë dëmtime shumë të rënda të objektit.

I njëjti institut shtetëror, që e kishte nxjerrë të dëmtuar në shkallën DS2 (dëme të lehta) e nxjerr me dëmtime të shkallës DS5, pra dëme të rënda në mbi 70% të ndërtesës.

Normalisht një studim i thelluar mund ta lëvizë shkallën e dëmtimit të një ndërtese me një shkallë, pra nga DS2 në DS3, por jo me tre shkallë.

Nuk dihet se cila nga ekspertizat qëndron, pra DS2 apo DS5, sikundër ka deklaruar edhe ministry Ahmetaj, por ajo që mund të thuhet është se secilës nga 45 familjet që banon në këtë pallat iu dha një fond prej 250 mijë lekësh për të kryer riparimet, bazuar në akt-ekspertizën e parë.

Nëse do të mbetet në fuqi ekspertiza e dytë, atëherë i gjithë fondi prej gati mbi 100 mln lekësh është i hedhur dëm, pasi pallati duhet të shembet dhe të ndërtohet një tjetër objekt.

Mes debatit të dy ekspertizave, që mbajnë firma dhe vula të të njëjtit Institut Ndërtimi, ministri Ahmetaj kërkon një ekspertizë të 3-të, por që duket nuk u krye, pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit vendos shembjen e objektit.

Nëse do të analizohet e gjithë kjo situatë e cila ndodh pothuajse brenda 1 viti, pyetja e parë që lind është:
Si ka mundësi që u lejuan familjet të banojnë për pothuajse 1 vit në një pallat me shkallë dëmtimi DS5 ose në mbi 70 % të godinës?

Një situatë e ngjashme ndodhi në Thumanë, ku banorët e dy pallateve u lejuan të jetonin në pallatet e dëmtuara, dhe kur ndodhi tërmeti i 26 nëntorit, patëm numrin më të lartë të viktimave të shkaktuara nga tërmeti.

Atëherë si ka mundësi që bazuar te ekspertiza e dytë, pra që dëmtimi i pallatit të ishte në shkallën DS5, 45 familjet u lejuan të jetojnë atje, duke pasur parasysh edhe tragjedinë e Thumanës?

Pyetja e dytë që lind është fakti se kur ekspertiza e dytë bënte fjalë për dëmtime të shkallës DS5, si ka mundësi që Bashkia Durrës, por edhe Ministria e Rindërtimit pranuan aplikimet e banorëve në shkurt për grante rindërtimi me vlerë 250 000 lekë të reja për familje?

Pyetja e tretë, ka të bëjë me faktin se si ka mundësi që Bashkia Durrës ka vazhduar tu japë banorëve bonus qiraje edhe pasi ata kishin marrë dhe i kishin përdorur grantet për rindërtim? Nëse banorët kishin kryer riparimet e nevojshme dhe apartamentet e tyre rezultonin të sigurta pse ata u trajtuan me bonus qiraje? Pra ose në rastin e fondit të akorduar prej 250 mijë lekësh për çdo familje ose në atë të qirasë ka pasur një abuzim, për të cilin duhet të përgjigjet ose Bashkia e Durrësit ose ministri Arben Ahmetaj

Banorëve të pallatit nuk iu vu në dispozicion akt ekspertiza e firmosur nga ing. Dhimitër Papa, që e përmendi ministri Ahmetaj në 18 nëntor 2020, gjë që përbën një tjetër pikëpyetje në gjithë mënyrën se si po trajtohet procesi për 45 familjet e pallatit në fjalë.

Shkolla “Naim Frashëri” dhe pallati nr. 901

Në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë u pushua drejtoresha e shkollës, vetëm se kishte lejuar kryerjen e një provimi gjuhe të huaj në klasat e shkollës pas rënies së tërmetit, duke rrezikuar kështu jetën e nxënësve.
Në Durrës nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme shtetërore “Naim Frashëri” vazhduan mësimet nga dhjetori 2019 deri në mars 2020 kur u ndërprenë për shkak të pandemisë. Pikërisht kjo shkollë pas një ekspertize të dytë, që ka rrëzuar ekspertizën e parë, rezulton se duhet shembur dhe rindërtuar.

Kush mban përgjegjësi për jetën e nxënësve dhe mësuesve të Shkollës “Naim Frashëri” në Durrës? Nëse nuk ka rrezik për jetën e nxënësve dhe mësuesve, pse duhet të prishet shkolla në fjalë? Kush mban përgjegjësi për paratë publike, që do harxhohen për prishjen dhe më pas rindërtimin e shkollës? A ka vjedhje dhe abuzim me paranë publike këtu? A ka tentativë për të vjedhur truallin për të ndërtuar kulla, sikundër po bën Erion Veliaj në zonën e Kombinatit, bazuar në denoncimet publike?

Shkolla Naim Frashëri dhe pallati nr 901 ndodhen shumë pranë, në të njëjtën zonë, çka ngre dyshimet se shembja e dy godinave krijon një hapësirë të konsiderueshme për ndërtim, bazuar kjo edhe në faktin se në projektin e shembjes mund të përfshihen edhe disa banesa të ulëta të ndërtuara kryesisht para vitit 1990.

Atëherë dyshimet bëhen edhe më të forta mbi atë se kush do të ndërtojë në këtë zonë, cilët janë personazhet që qëndrojnë pas, aq më tepër kur pak kohë më parë nga përgjmet e anti-mafies italiane u hodhën dyshime mbi pastrimet e parave të Ndraghetas përmes ndërtimeve ose shumëkatësheve në Shqipëri. /Gjergj Thanasi/

Etiketa: Durrespallatirindertim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025
Para

Zbulohen tekste biblike 2000-vjeçare në një shpellë në Izrael

TË GJITHA

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com