• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori në pension i kërkon KPA-së t’i heqë njollën e largimit nga drejtësia

17:53 : 16/03/2021
në AKTUALITET, VETTING

Ish-prokurori Bilbil Mete i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta rishikojë vendimin e KPK-së që e ka njohur largimin e tij nga drejtësia si dorëheqje, duke theksuar se ai kishte dalë në pension.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit të martën mbajti seancën dëgjimore për ankimin e ngritur nga ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Bilbil Mete i cili konteson klasifikimin e largimit të tij nga sistemi i drejtësisë si dorëheqje, duke insistuar se kishte mbushur moshën e pensionit dhe nuk e gëzonte më statusin e magjistratit.

“Dorëheqja ime është një mirazh i krijuar nga KLP,” tha ish-prokurori gjatë fjalës së tij përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Unë si subjekt i rivlerësimit pensionist mund të japë dorëheqjen vetëm nga sigurimet shoqërore,” theksoi ai.

Trupa gjykuese e KPA-së përbëhet nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, si dhe Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 dhjetor 2020, të ndëpresë procesin e rivlerësimit për subjektin dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

Sipas KPK-së Mete “ka dhënë dorëheqjen nga sistemi pas 2 vitesh hetimi administrativ” dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka njohur përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes.

Mete e kundërshton përcaktimin se ai ka dhënë dorëheqjen, ndërsa insiston se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur rëndë ligjin me vendimin e tij.

“Vendimi i KLP-së është i kundraligjshëm,” tha ai. “Vendimi i KLP-së është në kufijtë e veprës penale,” shtoi Mete.

Ndaj vendimit të KLP-së subjekti ka bërë ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, por gjykata ka vendosur në favor palës së paditur. Mete theksoi gjatë seancës se ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të gjykatës.

Ai deklaroi se nuk ishte paraqitur në seancën dëgjimore të KPK-së pasi e kishte konsideruar veten pensionist dhe jo dikush që ishte larguar nga drejtësia me dorëheqje.

“Nuk pranoj të njollosem padrejtësisht me vendime të paligjshme,” theksoi ai.

Me vendim të ndërmjetëm Kolegji mori në administrim provat e paraqitura nga Mete dhe vendosi ta mbyllë shqyrtimin gjyqësor. Vendimi për ankimin e tij do të shpallet me datë 23 mars, ora 13:00. /BIRN/

Etiketa: bilbil metekpaseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

19:48 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
Para

Zyrtare/ Milot Rashica grumbullohet me Kosovën pas 6 muajsh mungesë

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com