• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha-Ramës: Burrë nuk të bëjnë banditët me armë në brez, pa to nuk hyn dot në Elbasan

14:35 : 14/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili duke reaguar pas përplasjes së sotme në Elbasan mes mbështetësve të Rilindjes dhe një grupi qytetarësh, tha se “lider nuk bëhet dot por të paktën të bëhet burrë”.

Me anë të një videomesazhi, Basha shprehet se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoleta në brez, por dashuria dhe përkushtimi për vendin. Atë që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, Basha e quajti një ngjarje të shëmtuar të provokuar nga kryeministri Edi Rama në tentativë për të frikësuar qytetarët.

“Sot është një ditë feste, dita e luleve që simbolizojnë thyerjen e dimrit nga pranvera. Një pranverë ndryshimi që po troket në mbarë Shqipërinë dhe zemrat e çdo shqiptari që është lodhur me 8 vite dimër. Dimrin e papunësisë që solli kryeministri në ikje, dimrin e mjerimit ekonomik, të depresionit, të emigracionit, të dhunës, arrogancës, arbitraritetit. 14 marsi na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë dita kur shqiptarët të bashkuar do të bëjnë të mundur një ndryshim për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre. Ata na kanë thirrur, më kanë thirrur në këtë betejë dhe unë kam nderin ta udhëheq këtë betejë për ndryshim, bashkë me një ekip të mrekullueshëm. Pas 8 vitesh premtimesh boshe dhe dështimesh kemi një plan konkret të hartuar nga mijëra ekspertë, të vendit dhe të huaj që do të bëjnë të mundur realizimin e aspiratës për punësim, për mirëqenie, dhe për jetë dinjitoze në vendin tonë.

Por sot dua të ndaj dhe një mesazh për ngjarjen e shëmtuar që provokoi Edi Rama kur erdhi me banditët me pistoletë në brez se kujtoi se do të frikësonte popullin e Elbasanit dhe do të prishte festën. Nuk ia doli dot, rrugët ishin plot e përplot edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se njerëzit nuk e kanë më frikë, se janë të vendosur që të mos jenë më peng i bandave me të cilat Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin në Elbasan dhe në qytete të tjera. I ka dalë boja atyre dhe mbi të gjitha shqiptarëve iu ka dalë frika dhe janë me ne bashkë për të sjellë ndryshimin që vendi meriton.

Edi Ramës po i them këto dy fjalë Ditën e Verës. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit. Burrë nuk të bëjnë dot banditët të cilëve ju lutesh e përgjërohesh dhe pa të cilët nuk hyn dot në qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që i ke futur në listat e tua, nuk të bëjnë dot burrë ata ty.

Lexo edhe:

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

Burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, përkushtim që ti nuk e ke pasur dhe nuk e ke, prandaj ke nevojë njësoj si për morfinën dhe kokainën dhe për banditët që të rrethojnë. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar çdo çast sepse e ke zhytur vendin dhe qytetarët në mjerim. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas çdo interes personal. Kur ti çdo sekondë në pushtet e ke kaluar për veten tënde dhe miqtë e tu duke braktisur qytetarët. Ndali provokimet ndaj qytetarëve! Të njëjtën përgjigje do marrësh kudo që shkon. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin tënd. Ndaj mos i provoko shqiptarët, dhe jepi fund kompensimit të frikës që të shoqëron me të drejtë. Nuk na tremb dot ne, nuk tremb dot shqiptarët. Më 25 prill ti largohesh, Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë.

Të dashur shqiptar në grahmat e fundit çdo pushtet i korruptuar përdor frikën, përdor terrorin, por kjo nuk e ndali ndryshimin në 1990 dhe nuk do e ndalë ndryshimin e madh që ju të gjithë prisni dhe meritoni. ky ndryshim po vjen, unë e ndiej dhe e prek kudo ku kam shkuar deri sot. Zotimi im para jush se më 25 prill ne do ta largojmë të keqen, do ta mposhtim të keqen. Gëzuar Ditën e Verës, ditën që paralajmëron ndryshimin e madh. Fitore!”, shprehet Basha

Etiketa: BashadebatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
Para

"Populli shqiptar qahet për punë lekësh"/ Andi Shehu: Po të legalizohet hashashi rritet ekonomia

TË GJITHA

Temperatura deri në 38 gradë, si parashikohet moti për ditën e sotme

07:58 : 30/06/2025

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com