• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çunat problematik Gjiknuri-Hyseni grinden për sinoret!

17:04 : 13/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në të dyja qarqet ku kryeministri Rama është kandidat për deputet, në Vlorë dhe Durrës ka pasur probleme serioze dhe debate për personat që u përfshinë në listë. Në Vlorë, doli i pakënaqur Alket Hyseni, një personazh i gatuar në zyrat e kryeministrisë nga vetë Rama dhe i katapultuar si deputet në zonën e bregdetit, ku më vonë mori pseudonimin “Pashai i Jugut”.

Emri i tij lidhet me disa procese të dyshimta në tjetërsimin e pronave, por edhe me ndikimin e drejtëpërdrejtë në pushtetin lokal, sidomos në Sarandë me emërime në poste drejtuese të të afërmve të tij. Por një rival e pati në Vlorë dhe ai ishte Damian Gjiknuri, pa të cilin Rama nuk mund ta shohë veten në një fushatë elektorale.

Kryeministri po kërkon mandatin e tretë, duke tentuar tu mbushë mendjen shqiptarëve se ka qeverisur mirë, që ka zhvilluar vendin, që ç’rrënjësi korrupsionin, apo përballoi pandeminë më mirë se Gjermania. Megjithatë qytetarët kanë tetë vite që e dinë se çfarë ndodh me pronat e tyre dhe ato publike, kush janë “pashallarët e kuq”, që mbretërojnë në korrupsion, lidhje me pjesën e errët të botës së krimit, dhënien e tenderave të dyshimta dhe dhurimin e resurseve të Shqipërisë me konçesione.

Tashmë është koha që të hanë kokat e njëri-tjetrit. Vlora mban rekordin e ndryshimit të drejtorëve të hipotekës, tetë të tillë në vetëm katër muaj. Pasi pranonin detyrën, brenda pak ditësh jepnin dorëheqjen. Detyroheshin të firmosnin tjetërsimin e pronave, por disa bënë mirë llogaritë mes urdhrave të kryeshefave që kanë zyrën në godinën e përhimtë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë dhe burgut që i priste nëse do firmosnin pa u menduar, sidomos një pronë të lakmueshme në Jalë. Gjithashtu hipoteka në Vlorë u kthye si “vend krimi” kur dhjetëra forca policie dhe agjentë civil ruanin punonjësit pasi që të gjithë ishin të kërcënuar.

Lexo edhe:

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

Të sulmuarit dhe sulmuesit ishin të gjithë nga një krah politik dhe gjithëkush para se të tregonte armën në brez apo lëshonte kërcënim për zyrtarin të nzirrte “teserën e Rilindjes”. Ndaj ishte e vështirë edhe për kaposhët e pushtetit që të mbanin anë, sepse të gjithë ishin të tyret.

Këtë Vlora, Saranda dhe Himara nuk e harrojnë, pasi banorët aty janë bërë dëshmitarë të tjetërsimit të pronës së tyre, të rrëmbimit të bregdetit për vila dhe resorte luksoze që shërbejnë për të ngrenë “qentë e babëzitur” që vinin me kostumin e pushtetit bashkë me elemëntët e krimit që po përdoren pa rënë në sy edhe në këto momente në fushatë.

Por dy “gjela” nuk mund të rrinin në kotecin e Rilindjes. Gjiknuri apo Hyseni, kush do mbijetonte? Rama zgjodhi Gjiknurin, ndërsa superdeputetin e tij, që të “shqyente” në çdo debat publik sa herë kritikohej kryeministri, u detyrua ta flakë.

E renditi të fundit në listën e Vlorës, por Hyseni nuk pranoi, po ashtu edhe Dritan Leli kryebashkiaku i Vlorës, pasi duroi gjatë fyerjet, sulmet dhe përçmimin e Ramës dhe Gjiknurit, refuzoi të jepte dorëheqjen si kryebashkiak. Sot qarku Vlorë është në duart e Damian Gjiknurit, këtij personazhi emblematik që kudo që shkel “nuk mbin bari”, sa herë bëhet fjalë për fushatë.

Ai mund të ketë jetëgjatësi politike sa të ketë frymë Rama, por e ka të vështirë të fshijë përgjimet e publikuara në gazetën gjermane BILD, kur fliste me elementë të botës së krimit dhe për dërgimin në Dibër të disa forgonëve të mbushur me “çuna problematik”. Po ashtu edhe komunikimet në ekstazë “tërmet, tërmet mo ja q… robt” nuk ikin lehtë. Damiani nuk ndryshon dhe nuk ka sesi të ndryshojë kur edhe në Vlorë po bën fushatë duke mbajtur pas vetes “çunat problematik”, madje edhe ata që i kapi ligji i dekriminalizimit.

Etiketa: gjiknuriHysenivlora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

19:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

21:48 : 22/07/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ Rama-Dredhës: Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?

12:49 : 11/07/2025
AKTUALITET

Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra

10:43 : 10/07/2025
AKTUALITET

Rama “harron” se ka 12 vite në pushtet: E papranueshme që Vlora të jetë pa ujë nga paaftësia!

15:17 : 08/07/2025
Para

Laçi merr kreun e Superiores, Duro: I kënaqur me skuadrën, Vllaznia? Të isha në vendin e Brdaric e dorëzoja skuadrën!

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com