• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Benet Beci i jep Salillarit 5 mln euro 7 javë para zgjedhjeve; S’kualifikoi ofertën më të ulët!

16:46 : 11/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Benet Beci është orvatur prej vitesh sa majtas dhe djathtas, duke drejtuar institucione me të dyja forcat e mëdha politike. Dy institucione “me lekë”, nga ato që shpenzojnë pa fund për gjoja punë publike, por në fakt vetëm sa kënaqin oligarkët, apo politikanët që qendrojnë pas tyre.

Dhe, kur emri i tij doli si kandidat i PS-së në Shkodër, askush nuk u habit, pasi Beci prej shumë vitesh ka qenë “ndërlidhësi” mes politikës dhe ologarlëve. Gjatë “mbretërimit” në FSHZH dhe aktualisht në KESH, z.Beci ka xhiruar qindra milionë euro, ndërsa gjithkush mund të japë opinione nëse kemi apo jo rrugë rurale apo nëse KESH-i po administrohet si duhet. Por, pavarësisht administrimit për “të mirat publike”, Beci po katapultohet në politikë pikërisht për të mbrojtur veten dhe të tjerët, pasi fondet nuk i mungojnë. Nëse deri dje Sadri Abazi ishte deputeti që përfitonte nga të mirat publike, rasti i Becit është i ndryshëm; ai ka “kënaqur” pikërisht sojin e Abazit apo të Abazëve të tjerë.

Dhe, kur na kanë mbetur vetëm 7 javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Beci ka shpejtuar që të bëjë nderet e fundit. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës, vetë kandidati për deputet i PS-së në Shkodër, në të njëjtën kohë që i doli emri, ka firmosur me dorën e tij një tender prej 5 milionë eurosh. Fituesi është një firmë e njohur e tij, që nga koha e FSHZH-së, Salillari!

Lexo edhe:

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Sipas dokumenteve të këtij tenderi, KESH ka kërkuar një firmë që të bëjë punime për “mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe krështës së digës në Hec Koman”. Fondi i akorduar nga Beci ka qenë 540,959,527, më shumë se 5 milionë euro me TVSH. Burimi i të ardhurave janë të vetë KESH-it, ndërsa kontrata do të jetë vetëm me afat 5 muaj. Në tender kanë marrë pjesë BOE Alb Star, Ë & SMO Union, Liqeni VII, të cilat kanë paraqitur një ofertë prej 474,478,600 lekë pa TVSH.

Ndërkohë, operatori ekonomik Salillari ka paraqitur një ofertë 524,681,386 lekë pa TVSH. Gjysëm miliardi më shumë se oferta më e ulët. Në dokumente, KESH thotë se ka s’kualifikuar ofertën më të ulët pasi s’i kanë ndarë mirë punimet që do bëjmë me njëra tjetrën!

“Nuk plotësojnë kriterin 2.3.2, të kapacitetit teknik të kërkuar në DT, në përputhje me përqindjet e bashkëpunimit të përcaktuar në marrëveshjen e bashkëpunimit” është arsyeja kryesore e s’kualifikimit, teksa 500 milionë lekë të taksave tona do të shkojnë fillimisht në arkat e Salillarit vetëm për këtë arsye. Dhe, duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh, 500 milionët apo miliardat e tjera do të bënin shumë punë për cilinda kandidat, apo forcë politike.

Etiketa: beciSalillaritender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
Para

Ekipi u plotësua, fusha na pret, të refuzojmë vulgun e Ramës, programi ynë i kthen dinjitetin vendit!

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com