Drejtori i OBSH tregon se kur pritet të marrë fund koronavirusi

Drejtori rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge, tha se pandemia e koronavirusit pritet  të marrë fund për rreth dhjetë muaj.

Sipas tij, edhe në vitin 2021 do të duhet të luftojmë këtë virus, por se pandemia do të marrë fund në fillim të vitit 2022.

Kluge theksoi se kjo pritet për shkak se tashmë dihet shumë më shumë për këtë virus dhe po ashtu edhe për mënyrat për ta mposhtur atë.

LEXO EDHE  Denoncimi i PD Vlorë: Prej 10 ditësh, bëhen vaksina të skaduar

“Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022”. Kjo nuk të thotë që virusi është zhdukur. “Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese”, tha ai.