• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Vasili: Shqiptarët mbetën në duart më të këqija gjatë pandemisë

16:09 : 06/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se eshte fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Për fat të keq shifrat e infektimit nga Covid 19, pra një nga elementët kryesorë të pandemisë dhe për fat akoma më të keq shifrat e vdekjeve vazhdojnë akoma të mbeten shumë të larta. Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar. Në momentin e saj më të vështirë, në një pandemi vërtetë problematike, shqiptarët u gjendën në duart më të këqija, në administrimin më të keq, e cila u kushtoi qindra e mijëra jetë njerëzish, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra infektime, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra komplikacione, të cilat gjithashtu mund të ishin kursyer.

Në këto ditë të vështira, shqiptarët patën fatin e keq të shikojnë sharlatanët politikë dhe pseudo sharlatanët mjekësorë të bërë bashkë vetëm në funksion të pushtetit dhe jo të jetës e shëndetit të njerëzve. Ju e keni parë, ata të ashtuquajtur drejtues teknik, të ashtuquajtur si Komiteti i Ekspertëve, rezultoi turpërisht në një celulë politike rilindase, që prodhoi akte që i shërbenin hallit të ditës së Edi Ramës e që nuk kishte të bënte hiç me pandeminë. Asnjë prej masave nuk ka dhënë asnjë efekt. Zero efekte të gjitha masat e ndërmarra. I shërbyen autoblindave të Edi Ramës, shoë-t të Edi Ramës në spitalin infektiv dhe siç e patë Komiteti i Ekspertëve shërbeu vetëm si inkubator për të prodhuar kandidatë për deputetë rilindas dhe jo vendi ku profesionistët prodhojnë zgjidhje më të mira, i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë këto zgjidhje.

Lexo edhe:

Vasili: Reforma në Drejtësi është e kapur

Kriza energjitike/ Vasili: SPAK të hetojë zyrat e OSHEE dhe KESH

Pra, shqiptarët u ndodhën në duart më të këqija dhe 8 mijë vdekje më shumë janë sot të shkaktuara nga Covid e të fshehura në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Mijëra të infektuar nuk janë raportuar e nuk raportohen përditë. Edhe këta fshihen nga qeveria. Miliona euro shpenzohen e vidhen, që kanë të bëjnë me Covidin dhe materialet anti covid nga qeveria, të provuara edhe nga prokuroritë përkatëse, pavarësisht se nuk i dënojnë. Por këto miliona euro që do t’i shërbenin shëndetit të njerëzve vazhduan të grabiteshin. Miliona euro përfunduan nëpër zyra luksoze, për blerje makinash e për lloj lloj turpesh të tjera, të cilat nuk shkonin te pandemia.

Praktikisht administratorët më të pacipë, fatkeqësia më e rëndë e shqiptarëve ishte që mbetën në duart e tyre. Shqipëria ka parë në të shkuarën lloj lloj përplasjesh me elementë epidemike dhe pandemike, duke filluar nga pandemia e gripit të derrit, epideminë e poliomielitit, fruthit, rubeolës, të Sars 1 e të tjera e të tjera. Janë përballuar me qetësi, në radhë të parë me profesionalizëm. Kanë prirë profesionistët, nuk kanë prirë kryeministrat dhe politika. Dhe sigurisht nuk kanë lënë gjurmë, nuk e kanë vrarë shëndetin e shqiptarëve, ndaj dhe nuk kanë lënë gjurmë në memorien e tyre. Kurse në duart e këtyre sharlatanëve politik dhe profesional, të cilët kanë shndërruar një komitet ekspertësh në një komitet ku ka ministra, zëvendës ministra, drejtorë, por profesionistë gjëkundi. E lanë shëndetin e shqiptarëve në mes të katër rrugëve. Këta do të mbeten gjatë në memorien e Shqipërisë, si vendi ku shpërdoruan edhe shëndetin e njerëzve, për ta përdorur për të bërë reklamën e ditës dhe për të mbushur propagandën idiote të ditës të Edi Ramës.

Praktikisht SPAK-u, Prokuroria, të gjitha instrumentet e hetimit duhet të ishin sot në këmbë, për skandale të cilat ulërasin, për një administrim mizerabël, që nga puna e qeverisë dhe çdo masë e marrë, administrimin e fondeve dhe çdo veprim i propozuar dhe ky i ashtuquajtur Komitet Ekspertësh apo celulë rilindase. Në fije duhet të kalojnë të gjitha këto akte, pasi mbi çdo akt të gabuar rëndojnë jetë njerëzish. Ky hetim do të ndodhë sot, ose nesër. Iluzioni që po shtyjmë ca javë e ca muaj mund të mbajë gjallë deri më 25 prill. Sigurisht të gjitha këto akte dhe veprime do të shqyrtohen një për një, sepse përgjegjësia është shumë e rëndë. U ka dhembur zemra shqiptarëve që kanë humbur të afërmit e tyre, sepse duhet të bënte propagandë Edi Rama me ca sejmenë të tij të ashtuquajtur profesionistë.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa asnjë lek. Kanë pritur në fatalitet që të bëjë sëmundja ç’të dojë, sepse asnjë lek nuk u dha qeveria e Edi Ramës për barnat e tyre, për mijëra njerëz që kurohen në banesë, që kanë nevojë për ndihmë e shërbime mjekësore. Të tëra këto veprime dhe mosveprime, që kanë kushtuar mijëra jetë të shqiptarëve dhe dëmtime të shëndetit të tyre, edhe të rënda edhe pa kthim, sigurisht që do të hetohen.

25 prilli është moment i mirë për të bërë një kthesë, një përmbysje të jashtëzakonshme për të çuar gjërat përpara e për ta zgjidhur pandeminë. Patjetër që pandemia ka të gjitha mundësitë të administrohet si duhet. Nuk mungojnë profesionistët, nuk mungojnë vullnetet e mira. Mund të bëhen plane të qarta, të cilat ne ja kemi kërkuar, ja kemi bërë të qartë qeverisë, që i ka refuzuar, sepse nuk shkonin bashkë me propagandën që donte të bënte. Pra, jo vetëm opozita shqiptare, por e gjithë bota profesionale shqiptare nën frymëzimin e opozitës, i ka të gjitha instrumentet për ta vënë në kontroll këtë pandemi, ashtu sikurse kanë bërë të gjitha vendet fqinje, në Ballkan edhe më gjerë. Ne i kemi këto aftësi, ne i kemi këto plane, ne e kemi shumë të qartë rrugën sesi do bëjmë. Dhe do t’i përgjigjemi me veprime e zgjidhje konkrete, jo ne propagandë.

Njerëzit që bënë propagandë dhe u tallën me pandeminë, sot apo nesër do të jenë para drejtësisë nga i pari tek i fundit. Përgjegjësisë së rëndë nuk i shpëton dot askush.

Etiketa: vasili boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vasili: Reforma në Drejtësi është e kapur

19:54 : 13/01/2022
AKTUALITET

Kriza energjitike/ Vasili: SPAK të hetojë zyrat e OSHEE dhe KESH

17:02 : 10/10/2021
AKTUALITET

‘Krisja’ mes PD dhe LSI? Vasili: Fjalë pa vlerë …

22:01 : 18/09/2021
AKTUALITET

Vasili: Këto janë tre kryeçështjet e opozitës në luftën kundër rilindjes

19:01 : 04/09/2021
AKTUALITET

‘Situata e Covid në Shqipëri në prag katastrofe’/ Vasili tregon masat që duhen marrë

19:58 : 24/08/2021
AKTUALITET

Mbërritja e afganëve/ Vasili: Maqedonia bëri zgjidhje të mençur, Shqipëria të çmendur

19:09 : 17/08/2021
Para

Kategoria e Parë/ Dinamo dorëzon kreun, Egnatia nuk ndalet në Grupin B. Rezultatet e plota!

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com