‘Krisja’ mes PD dhe LSI? Vasili: Fjalë pa vlerë …

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një intervistë për Ora News, ka komentuar situatën politike në vend.

Vasili thotë se opozita nuk ka ndryshuar linjën e saj që është beteja deri në fund me kapjen e shtetit.

Sipas tij, pandëshkueshmëria në vend është stabilizuar, ndërkohë shton se sistemi i drejtësisë është në kolaps.

Në lidhje me deklaratat e ambasadorëve në vendin tonë se drejtësia po funksionon, Vasili shprehet se nuk është dakord, ku dhe ka renditur një sërë arsyesh.

Petrit Vasili: Aksioni opozitar ka linjat e tij të pandryshueshme, që është beteja deri në fund me kapjen e shtetit. Unë edhe në fjalën time në Kuvend, kam thënë se si është kapur dhe shpërdoruar Reforma në Drejtësi. Qeveria ka arritur në atë nivel sa të mos jap paratë e domosdoshme funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pandëshkueshmëria është stabilizuar. Kemi një sistem drejtësie që nuk ka shqyrtuar asnjë çështje. Është një drejtësi që merret me arkën e sardeleve, apo me ndonjë kokërr shalqiri apo pjepër. Unë jam indiferent ndaj asaj që thonë ambasadorët. Si një njeri i politikës.

Në rast se ambasadorët janë në gjendje të më thonë se mesatarja e pritjes së qytetarëve nuk është 700 ditë, në rast se janë në gjendje të më thonë se janë 100 mijë dosje pa prekur, që shumica e vendeve në drejtësi u bën pa kandidatura. Gjykatat janë të paplotësuara. Sistemi i drejtësisë është në kolaps, dhe nuk ka asnjë strategji për të dalë nga ky sistem. Ka pasur një mbushje të sistemit. Kush bën propagandë në vend që të jap zgjidhje do të thotë që është në të kundërtën e reformës në Drejtësi, dhe kërkon që në mënyrë dinake Reforma në Drejtësi të rrënohet dhe ajo të jetë vetëm një, e kapur nga Rilindja.

LEXO EDHE  Sekuestrohen 13 mijë euro në doganën e Qafë-Thanës, ja kujt i përkisnin

I pyetur në lidhje për ‘krisjen’ mes PD dhe LSI, Vasili thotë se janë fjalë pa vlerë, ndërsa shton se forca e tij politike ka ecur në bazë të rregullores së Kuvendit.

Petrit Vasili: Kjo është një muhabet fiktiv dhe pa asnjë vlerë. Të gjithë anëtarët e LSI, kanë vendin e tyre në Komisionet Parlamentare, dhe këtë nuk e pengon asnjë parti. Është një e drejtë që buron nga rregullorja. Në bazë të kësaj kemi aplikuar dhe çdo gjë është në rregull. Anëtarësia e Komisioneve është një çështje fiktive. Unë jam anëtar i komisionit të çështjeve sociale, Erisa Xhixho është anëtare e komisionit të çështjeve ligjore, unë jam zevëndësues në këto çështje, ndërkohë që Kryemadhi do të bëjë zgjedhjen e vet.

Përsa i përket problemeve të brendshme që po ndodhin së fundmi në PD, Vasili thotë i bindur se mosmarrëveshjet mes tyre do i zgjidhin në mënyrën më demokratike të mundshme.

Petrit Vasili: Do të gjejnë zgjidhje PD ka një proces brenda vetes që jam i bindur që do ta zgjidh, në mënyrë më të mirë të mundshme dhe më demokratike. Është një parti promotore e sjelljes së pluralizmit në Shqipëri. Është një forcë politike që dikur, duhet të pranojmë se çështje të mëdha kanë kaluar në duar të saj. Do i jap zgjidhje problemeve të brendshme që ka.