Gjyqtarja Dhurata Bilo përballet me Vetting, ja si e 3-fishoi pasurinë/ U hetua nga prokuroria për ish-Hotel Vollgën

Gjyqtarja Dhurata Bilo e Gjykatës së Durrësit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtarja Dhurata Bilo e Gjykatës së Durrësit do të përballet të premten më 5 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Dhurata Bilo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Gjyqtarja Bilo i është nënshtruar një inspektimi nga KLD në vitin 2015 si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016 pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel Vollgës, por të dyja çështjet u mbyllën pa pasoja.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Dhurata Bilo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Dhurata Bilo deklaronte pasuri me vlerë 3.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria e deklaruar rezulton e 3-fishuar, duke kapur vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 9.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 2 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 371 mijë leke.

Të ardhurat e deklaruara nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018 kapin vlerën e 16.4 milionë lekëve dhe burojnë në 93% të tyre nga paga e Znj. Bilo nga funksioni i gjyqtares. Rreth 6% e të ardhurave kanë si burim dhuratat në cash.

LEXO EDHE  Dy prej të plagosurve në Elbasan transportohen drejt Traumës

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2013, Dhurata Bilo deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 120 m2 në Golem dhe me vlerë 41,600 euro, nga të cilat ka shlyer 31,600 euro me burim të deklaruar një llogari bankare me vlerë 10 mijë euro dhe si kursimet në cash të mbajtura në shtëpi. Megjithatë, subjekti ka deklaruar si gjendje cash në shtëpi vetëm shumën 600 mijë lekë, e cila është e pamjaftueshme për të mbuluar pagesën. Vlera e pajustifikuar për vitin 2011 është në 1.1 milionë lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfitimin e 1.1 milionë lekëve nga nëna e subjektit përmes një kontrate noteriale. Kjo vlerë është depozituar më pas në bankë dhe ka shërbyer si burim i pjesshëm për shlyerjen e këstit të parë të blerjes së apartamentit në Golem.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018 /BIRN/