• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do ndihmojmë bizneset”/ Basha me qytetarët në Kombinat: Përshpejtojmë procesin e rindërtimit

09:50 : 04/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha tha se arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë, janë skemat e abuzimit me rindërtimin. Basha thotë se po vidhet dhe po shpërdorohet çdo gjë.

Kryedemokrati ju garantoi qytetarëve të Kombinatit se kur të vijë në krye të qeverisë do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Kreu i opozitës tha se 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti.

“Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve.  Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani.”-tha Basha.

Bashkëbisedimi i Bashës me qytetarët

Lexo edhe:

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë.

Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, – tha Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

Kreu i PD, tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh.

Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe.

Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, – tha Basha.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm.

Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave”

Gjatë bisedave me qytetarë e bizinese, Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

Lulzim Basha: Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte 1 mijë euro çek e shpalosëm jo se do ju shpëtonte ju ajo por të paktën të mbanit kokën mbi ujë.

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Këta i morën ato para dhe ua dhanë një grushti oligarkësh. Kjo është diferenca midis qeverisë që keni dhe qeverisë që do keni mbas 25 Prillit

Qytetari: Ishalla.

Lulzim Basha: Këta lekët e taksave i marrin dhe ia japin 5 vetëve, lekët e taksave tuaja, ne biznesin e vogël e konsiderojmë shtyllën e ekonomisë

Qytetari: Normal.

Lulzim Basha: Kjo nuk do bëjë mrekulli por të paktën do stabilizojë gjendjen

Qytetari: Po që të ketë punë, që të shkojë zinxhir.

Lulzim Basha: Zinxhiri i ekonomisë. Ndaj synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te dyqani i mishit dhe të blejë mish

Qytetari: Po, po s’pate lekë nuk shkon leku zinxhir.

Lulzim Basha: Sigurisht. Por mos u mërzisni se ju shoh të mërzitur. Mos u dorëzoni.

Qytetari: Jo, jo nuk dorëzohemi ne.

Lulzim Basha: 25 Prilli është dita e ndryshimit. është dita e ndryshimit!

Etiketa: BashabiznesetKombinatqytetarët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

16:35 : 27/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
Para
Mihal Kote dhe produktet e sekuestruara

U ndryshonte datën e skadencës ushqimeve, arrestohet pronari i “Saranda Al”

TË GJITHA

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani fugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com