• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç pas takimit me Lajçak: Serbia, gati për dialog

22:21 : 03/03/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiç tha se Serbia i mbështet aktivitetet, përpjekjet dhe synimet e Lajçakut që “me politikën e kompromisit, të vijmë deri te një zgjidhje, që do të nënkuptonte pakënaqësi ose kënaqësi të pjesshme për të dyja palët – pa ultimatume dhe zgjidhje të imponuara”.

Ai shprehu dëshirën e tij që në dialog të tregohet mirëkuptim për “interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.

“Konsiderojmë se një marrëveshje kompromisi do të thotë: Askujt gjithçka, gjithkujt mjaftueshëm”.

“Pavarësisht deklaratave që vijnë nga Prishtina, të cilat nuk janë inkurajuese, është detyrimi ynë që të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar”, tha Vuçiç, duke shtuar se nuk do të ketë përparim në integrimin evropian, nëse nuk ka një ndryshim serioz në dialogun me Prishtinën.

Lexo edhe:

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

Vuçiç shtoi se Serbia nuk përcakton ndonjë afat për arritjen e një marrëveshjeje kompromisi dhe se ai do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën në Bruksel, përfshirë “Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër që nuk është plotësuar”.

Vuçiç po ashtu tha se Serbia “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj” dhe se këtë ua ka përsëritur shumë herë zyrtarëve në Prishtinë dhe Bruksel.

I pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës se ata presin që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç tha:

“Nëse dikush mendon se mund të thotë: Ju tani duhet ta pranoni Kosovën e pavarur, kjo nuk do të ndodhë. Ata mendojnë se në këtë mënyrë mund të bëjnë presion mbi vendin tonë dhe se serbët do t’iu japin gjithçka që duan, sepse do të jenë nën presion. Kjo nuk do të ndodhë”.

Lajçak: Dialogu, kyç për anëtarësim në BE

Pas takimit me Vuçiçin, Lajçak tha se dialogu është thelbësor për përparimin e mëtejshëm të të dyja vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Status quo-ja nuk është e qëndrueshme për asnjërën palë. Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim”, tha Lajçak, për të shtuar se dialogu “do të zhvillohet shpejt, aq sa palët janë të gatshme”.

Ai kujtoi kërkesën e Bashkimit Evropian që të dyja palët të zbatojnë gjithçka që është rënë dakord në procesin e dialogut, gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

“Praktika është që pasi marrëveshjet të arrihen, ato të harmonizohen me legjislacionin e brendshëm”, tha Lajçak.

Ai theksoi se vizita e tij në rajon zhvillohet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të arsyeve teknike, shtoi ai, nuk ka qenë e mundur që edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, të marrë pjesë në vizitë.

“Ne kemi një histori të bashkëpunimit të mirë dhe të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë. Ne ndajmë të njëjtin qëllim për Ballkanin Perëndimor dhe ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

Lajçak udhëtoi drejt Serbisë pas qëndrimit në Kosovë, ku, ndër të tjera, zhvilloi takim edhe me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Kurti ka thënë më herët se dialogu me Serbinë nuk do të jetë në mesin e prioriteteve të Qeverisë së tij. Lajçak ka thënë në Prishtinë se dialogu mund të përmbyllet brenda disa muajsh.

Ky proces, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka nisur qysh në mars të vitit 2011 dhe do të duhej të përfundonte me një marrëveshje të detyrueshme gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë./REL/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
Para

Kurti fiton 58 deputetë nga zgjedhjet, i duhen dhe 3 deputetë për forminin e qeverisë

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş