• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdhi vera! Vilat e Qeveritarëve po shpenzojnë 20 mijë euro për impiante për filtrim uji

16:16 : 03/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE
Nje prej vilave qeveritare ne jug te vendit

Nje prej vilave qeveritare ne jug te vendit

Nga Boldnews.al

Një nga të mirat e pushtetit është se pushon kudo në Shqipëri. Madje, falas! Të gjitha shpenzimet mbulohen me paratë e taksave tona. Që nga ndërtimi i vilave, mirëmbajtja, rrogat e punëtorëve, mobilimi, ushqimi e madje edhe orenditë luksoze që gjenden me shumicë në këto vila. Gjatë 8 viteve në pushtet, Rilindja i ka shfrytëzuar në maksimum këto shtëpi pushimi, duke i rregulluar dhe mobiluar në mënyrë tepër bashkëkohore. Madje, duke blerë orendi elektroshtëpiake shumë cilësore.

Duke kopjuar “atin shpirtëror” (Enver Hoxhën), krerët aktual të shtetit kalojnë shumicën e verës në shtëpitë e pushimit. Ndryshe nga shumica e shqiptarëve që tërmeti dhe pandemia i ka bërë “me dhimbje koke”, ku kanë harxhuar edhe kursimet e fundit për shëndetin dhe pronën, zyrtarët vijojnë të bëjnë shpenzime luksi. BoldNews denoncoi pak javë më parë se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare shpenzoi dhjetëra mijëra euro për TV apo edhe shtrydhëse frutash. Ndërkohë, aktualisht e njëjta drejtori po shpenzon 20 mijë euro të tjera për të blerë impiante për filtrim uji!

Mbi 80 përqind e Shqipërisë, përjashto Pogradecin dhe Korçën si dhe disa fshatra, nuk kanë ujë të pijshëm në çesmat e shtëpisë. Megjithëse janë shpenzuar dhe po shpenzohen miliarda lekë në Ujësjellësa, sërish uji që vjen në rubinetat e shtëpisë nuk është i pastër, jo më që të konsumohet për të pirë. Vendosja dhe mirëmbajtja e impianteve të filtrimit janë kosto të papërballueshme për secilin taksapagues. Por, këta të fundit po paguajnë që shtetarët të kenë ujë të pijshëm në Vilat Qeveritare. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur tenderin me objekt “impiantë për filtrim uji”, me fond 1.984.683 lekë pa TVSH. Me TVSH rrëth 20 mijë euro. Kohëzgjatja e kontratës është vetëm 10 ditë. Pra, shtetarët po i kërkojnë në mënyrë urgjente këto impiante.

Lexo edhe:

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Bashkëlidhur tenderit, ka edhe një listë të gjatë se çfarë kërkojnë këto vila. Kërkohen 3 copë filtër sediment “big blue”, trajtues uji të avancuar etj, etj. Ajo që të bën përshtypje në listën e tenderit është se kërkohen materiale cilësore. Disa javë më parë BoldNeës publikoi dokumentet e një tjetër tenderi të kësaj drejtorie, ku u blenë disa televizorë, fshesa me korent apo edhe shtrydhëse frutash.

Etiketa: impianteshpenzimevilat qeveritare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

08:25 : 03/07/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026
NDRYSHE

Lamtumirë martesave të mëdha: kursime, sidomos tek të ftuarit

20:02 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
AKTUALITET

Të huajt shpenzuan 5.7 miliardë euro në Shqipëri në 2025-n; 460 euro për turist

13:34 : 25/03/2026
Para

Gjendet i pajetë në makinë 58-vjeçari, ja dyshimet e policisë

TË GJITHA

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026

Penalltia ndëshkon Francën, Spanja kalon në avantazh

21:47 : 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş