Ja ndaj kujt u qëllua me armë sot në Tiranë! Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti i cili drejtohej nga 24-vjeçari Nardi Abazi.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji”  dyshohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin  zonën.

 

LEXO EDHE  Vasili: Rilindasit janë të vetmit të kënaqur nga Reforma në Drejtësi, pasi e kanë deformuar atë