I doli para makinës, humb jetën i riu në Vlorë! Emri (Foto)

I riu me probleme të shëndetit mendor Mustafa Kapaj ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e fshatit.

Aksidenti i rëndë ndodhi nga fshati Gjorm i Vlorës.

Mustafa Kapaj, 31 vjeç, dyshohet se i ka dalë para një automjeti e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda që i kanë sjellë dhe humbjen e jetës.

LEXO EDHE  "Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi", PD: Jemi 4 ditë nga fitorja më e madhe

Mustafa Kapaj raportohet se prej disa kohësh vuante nga shëndeti mendor.

Nga policia nuk ka ende informacion zyrtar mbi aksidentin e ndodhur apo shoqërimin e drejtuesit të mjetit.