• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humori i Ramës nga Brukseli, vdekjet nga Covid dhe mesazhi që pret nga 25 prilli

20:29 : 01/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në Bruksel, i ulur në një bordurë, ndërsa bënte humor, sipas tij, me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ça bohet ndonjë gjë anej”, ishte dixhitura që Rama kishte zgjedhur ti bashkangjiste fotos, si për të treguar se po fliste ndoshta me ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri.

Pak orë më pas, nga foto e postuar në rrjet nga Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë publikoi shifrat zyrtare lidhur me të prekurit e rinj nga Covid, numrin e viktimave, të shëruarit dhe të vaksinuarit.

Dhe nëse do të bëhej një lidhje mes “humorit” të Ramës dhe shifrave të publikuara, atëherë personi që mund të ketë zgjedhur për të pyetur Kryeministri se çfarë bëhet këtej, meqë ai ishte andej, mund t´i thoshte: “far gjoje, 20 vetë vdiqën nga korona, shifrat e të infektuarve i ulëm pak se pothuajse përgjysmuam testet”.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Ky është modeli që ka qeverisur Shqipërinë për 8 vite, që kërkon të ketë edhe një mandat të tretë po si Kryeministër dhe që timonin, dajren, çitjanet, i ka zëvendësuar me uljen në një bordurë, jo në Tiranë, si dikur para viteve ´90, por në Bruksel.

Mund të shfaqej edhe duke ngrënë fara dhe ti përshtynte ato në trotuar, apo duke konsumuar diçka tjetër, si për tu dukur një njeri i zakonshëm, pa mantelin e Kryeministrit, edhe pse mbi supe ka ca përgjegjësi shumë më shumë se sa ai personazhi që kopjon duke marrë në telefon dhe pyet “ça bohet ndonjë gjë anej”.

Edi Kryeministër dhe Edi qytetar janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. I pari me vendimet që merr dhe politikat që firmos, kuptohet kur nuk ia ngec bie fjala Erion Braçes për firmë, mund të marrë jetë njerëzish, njëlloj sikundër po raportohet çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po kështu, Edi Kryeministër mund të të lerë në çadër jo 3 dimra por edhe 10 të tillë, nëse fatkeqësisht tërmeti mund të shembë banesën.

Edi Kryeministër mund të të lerë edhe pa punë, nëse zgjohet në mëngjes dhe vendos të mbyllë gjithçka në kuadrin e masave anti-Covid, të të çojë në faliment dhe pastaj të marrë telefonin, të zgërdhihet, tallet dhe të pyesë për kuriozitet ça bohet noj gjo.

Edi qytetar nuk i prish punë njeriu, maksimumi mund të kthehet në një shqetësim për familjen e tij, të mbyllet në atë studion ku pikturon, të zhgarravisë letrat dhe muret, të bërtasë dhe ulërasë brenda banesës, të ulet në bordura, dhe të tallet sa të ketë qejf, me miqtë e tij, nëse ka ndonjë të tillë.

Në fakt sot u shfaq në atë foto Edi Rama, me ofiqin e Kryeministrit, që ndoshta tentoi të shfaqet si një njeri i zakonshëm në rrugët e Brukselit. Si të tillë, pra pa mantelin e kryeqeveritarit shqiptar, nuk do e priste asnjë prej zyrtarëve të BE-së, që u munduan ti kujtojnë kushtet që ka përpara ky vend dhe mbi të gjitha atë që Rama ka pikë të dobët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gallata e Ramës nga Brukseli nuk uli as numrin e viktimave nga Covid, as të infektuarit e rinj, as shtoi të vaksinuarit dhe as shtoi dozat e vaksinave, mbërritja e të cilave u shty me 24 orë.

Ajo mund të ketë kënaqur Edin si qytetar dhe mund ta ketë bërë të ndjehet mirë. Ndoshta ky është mesazhi që i duhet dhënë nga qytetarët më 25 prill, t´i heqin mantelin e Kryeministrit dhe ta lenë Edin si qytetar, i cili mund të ulet në çdo bordurë dhe të bëjë humor, nëse gjen dikë që i përgjigjet në telefon.

Etiketa: CovidgallataRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Policë në universitete: Në Greqi ndizet një luftë kulturore

TË GJITHA

 “Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

10:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Lamallari: Fajin e ka Saliu!

10:45 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com