• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsyet pse dështuan disa vende të pasura nga kriza e koronavirusit

10:44 : 01/03/2021
në AKTUALITET, BOTA

Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të vogla të drejtuara nga Zelanda e Re, Vietnami, Tajvani, Tailanda, Qipro, Ruanda dhe Islanda, renditen si 10 vendet e para të botës që e menaxhuan më mirë reagimin e tyre ndaj Covid-19.

Në studimin e botuar në revistën BMJ, drejtuesi i studimit të Universitetit Flinders, Fran Baum, iu bashkua ekspertëve nga e gjithë bota, për të reflektuar mbi parashikimet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (tetor 2019) në rastin e një emergjence të shëndetit publik.

Së bashku me Australinë, Letoninë dhe Sri Lankën si vendet me reagimet më të mira, lista nxjerr në pah disa nga 10 shkaqet kryesore, se përse disa vende ishin të suksesshme dhe disa jo në frenimin e pandemisë së Covid-19 gjatë vitit të kaluar.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda, Australia, Kanadaja, Tajlanda, Suedia, Danimarka, Koreja e Jugut, Finlanda (Franca, Sllovenia dhe Zvicra), u renditën si “më të përgatiturat” në indeks.

Ndërsa vendet me të ardhura të larta, raportojnë një rezultat mesatar prej 51.9 pikësh (nga 100 të mundshmet), indeksi tregon se bashkërisht, gatishmëria ndërkombëtare ndaj epidemive dhe pandemive mbetet shumë e dobët, vë në dukje studimi.

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

“Tani ne i dimë 10 faktorë që kontribuuan që indeksi të mos parashikonte dot reagimet e një vendi, përfshirë anashkalimin e fuqisë që kanë kontekstet politike, ekonomike, sociale, si dhe roli i shoqërisë civile -sidomos në vendet e zhvilluara perëndimore si SHBA-ja dhe Britania”- thotë profesori Baum, nga Instituti Sauthgejt për Shëndetësi Shoqëri dhe Barazi në Universitetin Flinders.

Dhjetë variablat e identifikuara në studimin e ri janë:

1. Konsideratë e kufizuar e globalizimit, gjeografisë dhe qeverisjes globale. Për shembull, kombet ishullore si Australia, Zelanda e Re dhe vendet e tjera të Paqësorit, mund të përgatiten të menaxhojnë më mirë pandemitë sesa organizatat rajonale siç është BE-ja.

2. Paragjykimi ndaj vendeve me të ardhura të larta. Pandemia nxori në pah kontrastet midis masave të bio–sigurisë në vendet me të ardhura të larta, dhe aftësisë së tyre reale për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit në respektimin e masave të parandalimit dhe kontrollit.

3. Dështimi për të vlerësuar si duhet kapacitetet e sistemit shëndetësor.

4. Roli i udhëheqjes politike. Nën kushtet e pandemisë, a e kuptojnë udhëheqësit dhe a e menaxhojnë sëmundjen infektive bazuar në provat shkencore? Për shembull, kryeministrja e Zelandës së Re Xhakinta Ardern ishte e qartë dhe e prerë, duke pasur një rezultat shumë më të mirë sesa parashikohej në indeks.

5. Konteksti i sistemeve politike, shoqërore, kulturore dhe financiare të vendeve. Për shembull, SHBA-ja, Belgjika, Australia dhe Afrika e Jugut, kanë pasur përgjigje të nivele federale, por veç e veç patën përgjigje dhe rezultate krejt të ndryshme ndaj pandemisë.

6. Kufijtë e sistemit shëndetësor kombëtar, nuk kanë qenë gjithmonë të ndërlidhura si një faktor parashikues. Për shembull, vendet me të ardhura më të ulëta si Ruanda dhe Vietnami,patën rezultate më të mira, ndoshta për shkak të alokimit më të mirë të burimeve të kufizuara.

7. Pandemia i theksoi pabarazitë e mëparshme shëndetësore dhe sociale në disa vende me të ardhura të larta, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku grupet etnike në pakicë përjetuan më shumë dëme nga Covid-19.

8. Indeksi nuk parashikoi efektet e ndryshimeve në dispozitat e sigurimeve shoqërore për një epidemi të zgjeruar.

9. Nuk u vlerësua kapaciteti civil për një përgjigje ndaj pandemisë. Për shembull, rrjetet e veprimit në komunitet në Afrikën e Jugut në Kejptaun, po punojnë për të amortizuar pasojat e bllokimit dhe për të zvogëluar transmetimin e virusit në komunitet.

10. Një hendek midis kapacitetit dhe përdorimit të tij. Për shembull, ndërhyrja politike në SHBA e bllokoi punën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që zakonisht hartojnë në mënyrën e duhur dhe uniforme programe të avancuara të trajnimit mbi epidemiologjinë.

Etiketa: Covidholande

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
Para

Basha pas firmosjes së koalicionit me LSI: Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot

TË GJITHA

Masakër mjedisore në Theth: Parku Kombëtar po betonizohet, institucionet heshtin

21:07 : 07/07/2025

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

20:55 : 07/07/2025

Martini zgjedh skuadrën e Europës, ja ku ka balotazh në rreshtimin e Vllaznisë

20:55 : 07/07/2025

Nga Ura e Dajlanit te Mali i Robit vetëm 3 vendroje dhe 2 qendra shëndetësore pa ambulancë

20:53 : 07/07/2025

Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027, Ter Stegen drejt largimit

20:35 : 07/07/2025

91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, Trump pritet të vizitojë zonën këtë javë

20:34 : 07/07/2025

Ribery tregon diferencën: Bayern Munich duhet të mësojë një gjë nga PSG

20:22 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com