• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit, drejton gishtin nga princi saudit i kurorës

20:13 : 25/02/2021
në BOTA

Një version i deklasifikuar i një raporti të zbulimit amerikan, që pritet të publikohet të enjten, vë në pah se Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman, miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, thanë katër zyrtarë amerikanë të njohur me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se raporti, për të cilin CIA ishte kontribuuesi kryesor, vlerëson se princi i kurorës miratoi dhe me gjasë urdhëroi vrasjen e Khashoggit, shkrimet e të cilit në Washington Post kritikonin politikat e princit.

Presidenti Joe Biden, një demokrat, i cili pasoi republikanin Donald Trump pesë javë më parë, u tha gazetarëve të mërkurën se ai e kishte lexuar raportin dhe priste të fliste së shpejti në telefon me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, babai i princit të kurorës 35-vjeçar që është udhëheqësi de facto i vendit.

Publikimi i raportit është pjesë e politikës së presidentit Biden, i cili po punon për të rivendosur marrëdhëniet me Riadin në linjat tradicionale pas katër vitesh lidhjesh më të ngrohta nën administratën e presidentit Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden do të komunikojë vetëm me mbretin saudit dhe se raporti i deklasifikuar për vrasjet e Jamal Khashoggit, ishte duke u përgatitur për t’u publikuar së shpejti.

Lexo edhe:

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

Ndërsa presidenti Biden kufizon kontaktet e tij vetëm me mbretin, të tjerët në administratën amerikane po komunikojnë me zyrtarë sauditë në nivele të ndryshme.

Jamal Khashoggi, 59 vjeçar, një gazetar saudit dhe kolumnist në Washington Post, u josh në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 dhe u vra nga një ekip operativësh të lidhur me princin e kurorës. Ata më pas e copëtuan trupin e tij. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

Riadi përfundimisht pranoi se gazetari Khashoggi u vra në një operacion që shkoi keq, por mohoi çdo përfshirje të princit të kurorës. Pesë burra që fillimisht u dënuan me vdekje për vrasjen, iu ndryshua dënimi me nga 20 vjet heqje lirie pasi u falën nga familja e Khashoggit.

Në vitin 2019, raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Agnes Callamard, akuzoi Arabinë Saudite për një “ekzekutim të qëllimshëm e të paramenduar” të Khashoggit dhe bëri thirrje për hetime të mëtejshme.

“Ka prova të mjaftueshme e të besueshme në lidhje me përgjegjësinë e princit të kurorës që kkashogi, raportërkojnë hetime të mëtejshme”, tha raportuesja Callamard pas hetimit gjashtëmujor.

Një version i klasifikuar i raportit iu shpërnda anëtarëve të Kongresit në fund të vitit 2018.

Por, administrata e ish presidentit Trump refuzoi kërkesat e ligjvënësve dhe grupeve të të drejtave të njeriut për të publikuar një version të deklasifikuar, duke kërkuar të ruajë bashkëpunimin mes tensionesh në rritje me rivalin rajonal të Riadit, Iranin dhe të promovojë shitjen e armëve amerikane në mbretëri.

Drejtoresha e re e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, u zotua në seancën e konfirmimit të saj për të përmbushur një dispozitë në një ligj të mbrojtjes të vitit 2019, që kërkonte që Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të publikojë brenda 30 ditësh një raport të deklasifikuar mbi vrasjen e Khashoggit.

Presidenti Biden u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020 për të rivlerësuar lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Riadin, pjesërisht edhe për vrasjen e Khashoggit. Që nga marrja e detyrës, ai i dha fund shitjes së armëve që Riad mund të përdorë në Jemen dhe caktoi një të dërguar të posaçëm për të shtuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile rraskapitëse të atij vendi./voa

Etiketa: kashogiraport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

14:43 : 10/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
AKTUALITET

Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të/ Raporti i IBAR për Shqipërinë “nxin” qeverinë e Ramës

20:14 : 21/05/2026
AKTUALITET

Pastrimi i parave, Shqipëria nën lupën e MONEYVAL, kur pritet të dalë raporti i vlerësimit

16:29 : 05/05/2026
BOTA

Raporti vjetor i NATO-s/ Rusia, kërcënimi më i madh për sigurinë

18:34 : 26/03/2026
AKTUALITET

SPAK, vetëm 16 rreshta raportim për dështimin e Task-Forcës së zgjedhjeve

16:30 : 09/03/2026
Para

Presidenti Meta dekoron katër legjendat e Dinamos

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet