• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

18:27 : 23/02/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të justifikohet për akuzat e shumicës parlamentare, se ai po bën fushatë kundër partisë shtet. Rama e akuzon se po takon fshehtas personazhet e OFL-së, presidenti i përgjigjet se ai monitorohet nga garda. I pari hedh dyshime për takime okulte politike, i dyti i tregon perimetrin e lëvizjveve Lalëz-presidencë. Kryeministri dhe njerëzit pranë tij e denoncojnë se po bën përpjekjet e fundit për të shpëtuar LSI-në nga disfata, kreu i shtetit simulon takime fallco me gjoja OJF.

I gjithë ky teatër, që nuk e beson askush, duhet të marrë fund. Të gjithë e dinë se tashmë prej shumë kohësh, Ilir Meta është futur në një kurs të mirfilltë prej opozitari. Të gjithë e kuptojnë se ai e ka kapërcyer rolin steril të njeriut që qëndron mbi palët. Me dekretet e kthyera, me ministrat e pa nënshkruar, me zgjedhjet lokale të anulluara, ai ka përvijuar më tepër rolin e një kundërshtari ndaj autokracisë, sesa të një presidenti të një republike normale demokratike.

Prandaj në vend që të dredhojë për atë që realisht po bën, Ilir Meta duhet ta marrë burrërisht përsipër qëllimin që i ka vënë vetes. Gjithkush e ka të qartë se ai nuk po del nga kornizat e juridiksionit presidencial në një situatë të zakontë. Gjithkush e kupton se përballë ai ka një kundërshtar që sillet sipas modelit të hajdutit që thërret kapeni hajdutin.

Vetë Edi Rama ka thyer çdo lloj kodi ligjor dhe moral për mospërfshirjen e administratës në zgjedhje. Ai është i njëjti që i bëri thirrje policëve të heqin kapelet dhe të bëjën fushatë për PS-në. Ai është i njëjti që shfrytëzoi dhënien e tapive, fshat më fshat për qëllime elektorale.

Ai nuk po tregon asnjë farë skrupulli për të përdorur tragjedinë e tërmetit, në funksion të zgjedhjeve të fund prillit dhe po sillet si një infermier ambulant duke berdhur nëpër Shqipëri me një dorë vaksina, po për të njëjtin qëllim.

Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

Pra, të dëgjosh nga frymëzuesi i vjedhjes së votave me Avdylajt në Durrës dhe i zbulimit të çamëve në Dibër, se kreu I shtetit po i tejkalon disi korrnizat strikte të ligjit, është kulmi i pafytyrësisë.

Kësaj hipokrizie, Ilir Meta nuk ka pse i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Një presidenti të cilit partia shtet i ka përmbysur në mënyrë të kundërligjshme dekrete si ai për dividentin, që nuk ka pranuar në mënyrë banditeske ti botojë aktet në fletoren zyrtare, që i ka ndryshuar sipas qejfit të drejtat dhe kompetencat, nuk mund të luajë rolin idiot të atij që qëndron mbi palët. Në këtë mënyrë ai do të të kthehej në lolon e regjimit.

Ilir Meta nuk është veshur prift, madje as nuk e ka përkundur këtë fantazi dhe në ëndrrat e veta më të çmendura, që të kthejë faqen tjetër, sa herë e godasin nga njëra anë. Me mënyrën plot hije dhe dritë, kulisash dhe përballjesh, intrigash e betejash, me të cilën e ka çarë rugëtimin e tij politik, një sjellje e tillë as që mund të pretendohet prej tij.

Por, jo vetëm presidenti aktual, por askush tjetër në vendin e tij, nuk do të kishte luksin të sillej në mënyrë asnjëanëse në kushtet e këtij regjimi. Ç’do lloj barazlargimi kundrejt kësaj bande, do të ishte një lloj kolaboracionizmi me të.

Pikërisht për këtë, Ilir Meta duhet ti flakë dhe skrupujt e fundit presidencialë dhe të hidhet kokë e këmbë në fushatë.

Natyrisht, duke e bërë, duhet të marrë parasysh se roli i tij do të fshikullohet në ndonjë raport të ODHIR, se në një rekomandim të mundshëm të Venecias kjo praktikë do të goditet, se diplomatët sqimtaro – qesharakë të Tiranës, do të rrudhin buzët për këtë sjellje. Por ama e rëndësishme është të identifikojë se kë ka përballë, se beteja kryesore është kundër dikujt që nëse do të ishte shqetësuar për këto detaje, nuk do ta kishte drejtuar Shqipërinë drejt një autokracie erdoganeske. /Lapsi.al/

Etiketa: BushatifushataMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot

21:26 : 28/07/2025
AKTUALITET

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

13:11 : 23/07/2025
Para

“Me këto ritme vaksinimi përfundon pas 44 muajsh”, Vasili-Ramës: Qepë gojën, mos u merr me llafe

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com