• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do t’ju thyej brinjët, legena, dilni jashtë!”, skandal në Konsullatën Shqiptare në Greqi, punonjësi qëllon qytetarët (VIDEO)

22:49 : 23/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një shqiptare që jeton në Greqi ka denoncuar veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë dhe ofenduar atë dhe të vëllain e saj.

Elona Hysa me profesion avokate, ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’ dhunën e ushtruar nga oficeri i Kontaktit të Shqipërisë në Konsulltë, Renald Ndoni. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është terhequr zvarrë për të dalë jashtë. Hysa e cila disponon dhe video duke vërtetuar dhunën që është ushtruar ndaj saj dhe vëllai të saj, por sipas saj dhe pse ka një vit që ajo e ka denoncuar rastin, drejtësia shqiptre nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Elona pohon se zyrën e avokatisë e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të “fortët” e Konsullatës në Selanik.

Ajo pohon se kanë tentuar në çdo mënyrë për ta larguar vëllanë e saj që qëndronte në katin 0 të qendrës tregtare. Sipas saj, në datën 14 shkurt 2020, konsulli Arqile Sote, bashkë me një person tjetër e kanë akuzuar vëllanë e saj se nxjerr pasaporta false dhe e kanë kërcënuar se do t’i mbyllte zyrën. Ajo thotë se ka shkuar në zyrën e Konsullit, por ai e ka nxjerr jashtë. Më tej pohon se në datën 24 shkurt 2020, punonjësi i konsullatës, i zyrës së kontaktit, z.Ronald Ndoni iu afrua vëllait dhe i kërkoi të largohet menjëherë nga vendi ku qëndronte.

“E shtyu atë nga krahët dhe kur vëllai refuzoi të largohej ai e kërcënoi duke i thënë ‘po hajde mo legen se do t’i thyej brinjët’. ‘Akoma këtu je, do të hedh nga shkallët e do t’i thyej brinjët’. Ashtu dhe bëri” thotë Hysa. Ajo i vuri në dispozicion redaksisë së emisionit “Fiks Fare” një video, ku dukej z.Ndoni teksa ofendonte dhe shtyu qytetarin nga shkallët.

Lexo edhe:

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

Pas dhunës ndaj të vëllait, denoncuesja shkoi fillimisht në policinë greke dhe më pas në Konsullatën Shqiptare për t’u sqaruar me z.Renald Ndoni. Ajo futet normalisht brenda zyrave dhe i kërkon këtij personi që të dalë te dera dhe të sqaroheshin, pasi policisë greke nuk i lejohej. Pohon se lajmëroi punonjëset se do të futej brenda dhe shkoi te zyra e z.Ndoni. Thotë se sapo e pa, filloi t’i bërtiste.

“Sa më pa filloi të më bërtiste dhe të më thoshte ‘kush të la ty të futesh brenda, dil jashtë’ dhe toni i tij ishte i lartë dhe zëri i egër. Ai në këtë moment është ngritur nga vendi ku ishte, ka ardhur drejt derës dhe më kapi mua nga krahët, njëkohësisht më goditi në faqen e majtë me grushte. Ai pas kësaj më ka përplasur në muret e korridorit të Konsullatës dhe më shqelmoi duke u munduar të më nxjerrë jashtë. Unë në gjendje shokuese dhe pa ndihmë, kam bërtitur dhe ulëritur duke kërkuar ndihme policisë greke që ndodhej jashtë derës të Konsullatës ” thotë ajo.

Në regjistrimin e bisedës ndodh pikërisht ajo çka denoncoi Elona, teksa fillimisht ajo përshëndet z.Ndoni. Ky i fundit, i kërkon llogari me zë të lartë se kush e lejoi të futej brenda. Më pas, i bërtet fortë dhe e kërcënon. Elona bërtet dhe kërkon ndihmë, fillimisht te punonjësit e Konsullatës dhe më pas drejt policëve grekë. Por, këta të fundit nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte brenda “territorit shqiptar”. Elona pohon se pas kësaj ngjarje humbi ndjenjat. Ka shkuar në spital me ambulancë dhe ka qëndruar atje 10-11 orë. Ka edhe raportet mjekësore dhe fotografitë, ku në njërën prej faqeve duket një shenjë e zezë.

Ngjarjet në seri brenda dhe jashtë Konsullatës Shqiptare në Selanik janë hetuar në Greqi dhe Shqipëri. Por, 1 vit pas ngjarjes, ende nuk kemi asnjë informacion se kush janë përgjegjësit. Denoncuesja thotë se ka lajmëruar të gjithë zyrtarët, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm si dhe me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka bërë edhe një kallëzim penal në fund të muajit shkurt 2020, por deri më tani s’ka marrë asnjë informacion.

Pohon se vetëm sa e kanë marrë në pyetje dy ditë pas ngjarjes në Selanik, ku kanë shkuar dy OPGJ, dhe nuk është lajmëruar për vijimin e hetimeve. Ndërkohë, nga ana administrative, ndaj z.Ndoni jo vetëm që nuk u mor asnjë masë administrative, por atij iu zgjat edhe emërimi. Pra, u riemërua.Emisioni tentoi të merrte një informacion edhe nga Konsullata Shqiptare në Selanik, madje edhe nga z.Renald Ndoni.

Konsullata nuk pranoi të jepte një shpjegim, ndërsa kontaktuam edhe me z.Ndoni. Edhe ky i fundit nuk pranoi të jepte intervistë apo shpjegime për ngjarjen, pa marrë leje më parë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.

Emisioni investigativ ka mësuar se Konsullata dhe z.Ndoni kanë bërë kallëzim ndaj avokates Elona Hysa me akuzat e dhunimit të institucionit dhe goditje për shkak të detyrës. Sipas një dokumenti, z.Ndoni është ekzaminuar nga një ekspert mjekoligjor, i cili shkruan se “personi ka disa çjerrje”. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Korçës dhe e Elbasanit.

 

Etiketa: denoncimkonsullate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

21:06 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë

21:09 : 11/11/2025
AKTUALITET

Qytetari denoncon kompaninë “VIPA”: Bleva patatina, kishte brenda 4 copë! Janë mashtruesa

17:16 : 09/11/2025
AKTUALITET

Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas!

18:49 : 17/09/2025
Para

Sondazhi/ Ja si orientohet vota për PS, PD dhe LSI për qarqet Elbasan dhe Shkodër

TË GJITHA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com