• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksinimet/ Rama thumbon Metën: Çfarë të bënim, të prisnim vlerësimet në Presidencë pas vdekjes

12:06 : 21/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se krahas personaliteteve do të vaksinohen edhe të moshuar të tjerë të sugjeruar nga mjeku i familjes.

Rama u shpreh se personat e vaksinuar kanë dhënë një kontribut për këtë vend dhe duhet të tregojmë mirënjohje sa janë gjallë dhe jo të mbajmë fjalime dhe vlerësime pas vdekjes së tyre siç bëhet në Presidencë.

“Nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie, por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa personalitete që janë 80 vjeçarë e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, përkujdesje për ta sepse e vë re dhe me një faraë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lot derdhjeje dhe një moment rrjedhjeje fjalësh dhe fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre tek njerëzit në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo.

Pra, fillojmë me kategorinë e 80 vjeçarëve dhe të parët, faktikisht nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë ku do të vaksinohen dhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me këta, në mënyrë simbolike, në mënyrë si të thuash shembullore për të vazhduar me të tjerët.

Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thoja lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë.

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Është një shenjë përkujdesje për këta njerëz, pasi nuk duhet të presim që të ndërrojnë jetë dhe më pas të mbajmë fjalime dhe dekorime siç bëhet në presidencë.

Nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori e moshës. Do të fillojmë me më të moshuarit dhe pastaj për të gjitha kategoritë me radhë. Do të përfundojmë vaksinimin e plotë të mjekëve dhe infermierëve dhe më pas do të bëjmë çdo gjë për të siguruar dhe dozat e tjera. Jemi besimplotë që do të arrijmë ambicien tonë të vaksinimit të plotë të popullsisë në 14 muaj”,tha Rama.

Etiketa: MetaRamavaksinime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Zyrtare/ Ernest Muçi largohet nga Tirana, ja ku do ta vijojë karrierën sulmuesi

TË GJITHA

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

15:25 : 12/11/2025

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

15:09 : 12/11/2025

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com