Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka folur gjithmonë hapur për jetën e saj private. Gjatë një interviste së fundmi, nëna e tre fëmijëve pranoi se ishte single. Megjithatë, këtë Shën Valentin ka ndarë me ndjekësit një dhuratë të veçantë që mori.
Bëhet fjalë për një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, ndërsa më mes të saj ishte shkruar gërma “A” me trëndafila të bardhë. Por ajo nuk zbuloi se kush ia ka dërguar dhuratën, ndërsa i vuri ndjerkësit në dyshime se tashmë një mashkull ka hyrë në jetën e saj, disa vite pas divorcit të përfolur të martesës, nga e cila ka 3 fëmijë.
E duket se ky vit për aktoren e “Portokalli” është politikë dhe dashuri. Demiri ka shprehur ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Pak kohë më parë, në një intervistë për “Afer Party”, nëna e tre fëmijëve rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është në mal dhe i pëlqejnë puthjet pranë zjarrit.
Ndërsa mashkullit në krah iu drejtua duke thënë: “Kam shumë nevojë për dashuri”. Pyetjes shpenzon apo fiton më shumë para, ajo iu përgjigj: “Shpenzoj më shumë ndërsa në rolin e nënës e cilësoi veten tolerante me fëmijët”.
Ndërsa në një intervistë tjetër në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”
Kështu, Arjola Demiri, e cila guxoi të thyente një tabu në teatër duke pranuar rolin ku masturbonte në skenë, tashmë është në një tjetër realitet. Ai rol jo vetëm që më pas i hapi dyert e kinemasë, por tashmë edhe të politikës. Disa muaj më parë emri i saj është komentuar në mediat online si emri surprizë i këtyre zgjedhjeve.
Demiri tregoi në “Fressh Voice” arsyet pse të rinjtë duhet të mbështesin më tej punët e kreut të Bashkisë, duke e nisur nga këshilla për tre fëmijët e saj.
“Sado të mendosh se ke energjinë, ndoshta duhet provuar një mbrëmje si kjo e sotmja dhe ta ndiesh veten lumturisht të ri. Për ne aktorët, amfiteatri, skena, janë pjesë jetësore, por ndryshe është ta shikosh këtu përballë jush. Është emocion ta shohësh të rinovuar, është emocion, hijeshi dhe madhështi, ndaj gjej rastin të falënderoj lali Erin! Nuk mund të lë pa përmendur një të shkuar jo të largët, kur isha studente në Akademinë e Arteve, Tirana qe kthyer në një geto barakash e kioskash, saqë kur binte shi, nuk kishte nevojë për çadër se kaloje pullaz më pullaz, nga shtëpia në shkollë. Falë njeriut të ndryshimit, Edi Rama, kryeqyteti ynë mori shkëlqimin e merituar dhe atë për të cilin ne ëndërronim, që u përcoll kudo në atdheun tonë. Sot nuk jam këtu për aktrimin, por sinqerisht për t’ju thënë një mesazh njerëzor.
Për t’ju thënë, siç do t’ua thosha dhe tre fëmijëve të mi: Mos lejoni askënd t’ju thotë se ëndrrat nuk mund të bëhen realitet! Mos lejoni askënd t’ju shkelë dhe t’ju thotë se ju nuk mundeni! Ju mundeni sepse edhe ëndrrat më hyjnore, ju mund t’i ktheni në tokësore! Ndaj besoj dhe nuk hezitoj, duke ëndërruar dhe njëkohësisht, mos hezitoni kurrë duke mbështetur atë njeri, atë forcë politike që jeton me ëndrrën tuaj dhe i jetëson ato. Ju garantoj se askush si PS nuk është më pranë ëndrrave tuaja. Ndaj, ju kam lakmi, jo vetëm për moshën e bukur, por dhe për përzgjedhjen tuaj inteligjente, duke u radhitur në ‘Fressh Voice’”, pohoi Arjola Demiri.