• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të kapësh virusin me SPAK

14:50 : 19/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Andi Bushati –

Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të saj.

Janë së paku dy raste të ditëve të fundit që tregojnë se e vetmja armë që i ka mbetur qeverisë kundër virusit është ta asgjësojë atë me policë, prokurorë dhe SPAK.

Historia e parë ka të bëjë me rrëfimin e dy motrave, Edita dhe Ina Lalo, që humbën në pak orë babain e tyre brenda spitalit infektiv. Nuk e di sa të vërtetë ka në rrëfimin e tyre, se i ati u la të jepte shpirt duke u dridhur nga të ftohtit, nuk jam në gjendje të provoj se sa emocion ka në thirrjet, “paguani edhe para vetëm më nxirrni nga ky ferr”, nuk e di sa të ndikuara nga dhimbja janë apelet: “mos i çoni më të afërmit tuaj tek infektivi”.

Por instikti më shtyn t’u besoj më parë fjalëve, që një prind u thotë fëmijëve të tij në çastet e fundit të jetës, sesa versionit zyrtar që japin burokratët e shëndetit publik, për të ruajtur rrogën dhe vendin e punës.

Lexo edhe:

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

Më tepër vëmendje mëtoj t’i kushtoj denoncimit të familjarëve, se urgjenca u shkoi në shtëpi pa pajisjet e nevojshme, se pacienti u la me orë të tëra të priste në ambulancë e në të ftohtë, sesa të qetësohem nga broçkullat e qeveritarëve.

Megjithëatë, deri këtu, jemi në qerthullin e impresioneve dhe dy të vërtetave që asgjësojnë njëra- tjetrën. Ajo që është skandaloze, e pisët, kriminale, qëndron në faktin se pasi foli kryeministri Rama, duke i quajtur rrëfimet e tyre emocionale dhe partiake, për vajzat që sapo humbën babain, policia filloi procedimin penal. Pra, në mënyrë të paskrupullt, organet e zbatimit të ligjit nuk u preokupuan për denoncimin e jetës së humbur, por për prishjen e vitrinës rozë të “shëndetësisë që duam”.

Dyshimet janë të forta se i njëjti mekanizëm është vënë në lëvizje edhe për arrestimin e kardiokirurgut të njohur, Edvin Prifti.

Ndoshta vërtet, rreth 400 mijë eurot që u gjendën në apartamentin dhe zyrën e tij, mund të jenë nga rryshfetet e pacientëve, ndoshta në bllokun e kardiokirugut shkruheshin realisht emrat e atyre që duhej të paguanin për t’u operuar, por pa dashur të mbroj as grimcat më të vogla të korrupsionit në mjeksi, sërish në këtë arrestim të bujshëm më lindin disa pikpyetje. Si është e mundur që ndaj Priftit u mor masa e arrestit me burg, kur në përgjime nuk rezultonte as edhe njëherë të vetme që ai të ketë folur me zërin e tij? Pse ai nuk u vu më parë, vetë në përgjim, e pastaj të çohej pas hekurave? Pse për personelin tjetër mjekësor, nuk u ndoq i njëjti standart që goditi atë?

Përgjigjet që të vijnë në mendje për shpjegimin e këtyre dilemave janë dy. Ndodhi kështu sepse për arrestimin e mjekut Prifti foli përpara në media Edi Rama dhe vetëm më pas, u vendos në sallën e gjyqit. Ndodhi kështu se që në ditët e para të pandemisë, Edvin Prifti, ngriti zërin mediatikisht, me tone kritike, për mënyrat se si po menaxhohej beteja me Covid 19. Pra askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ai nuk ka bërë korrupsion, por ama një gjë ngre dyshime të mëdha: i vetmi mjek që u ndëshkua për këtë fenomen, kaq shumë të përhapur, “qëlloi” të jetë ai që guxoi të kritikojë publikisht masat e qeverisë dhe komitetit të ekspertëve në betejën kundër Covid-19.

Dhe pikërisht këtu historia e parë lidhet me të dytën. Ato ngjajnë në përçapjen për t’i mbyllur gojën me polici, prokurori dhe SPAK, kujtdo që nxjerr në pah anën e errët të dështimit të sistemit tonë shëndetësor në betejën me këtë flamë të përbotshme. Në thelb, këto metoda policore, njësoj si pushimi nga puna i mjekut kritik e zhurmëmadh Ilir Allkja, apo si tentativa kriminale për t’u mbyllur gojën atyre që japin fakte për manipulimin e numrit dyfish më të madh të vdekjeve, dëshmojnë se qeveria po mundohet të fshehë përdhunshëm, atë që nuk përballon dot profesionalisht. Pasi ka mbyllur një pakt mëkatarësh me një pjesë militantësh tek spitali infektiv: “ju kyçni gojën për ato që ne nuk ju plotësojmë dot, ne mbyllim sytë për ato që ndodhin në pavion”, rilindja nuk duron dot më asnjë zë që e prish rregullin e omertas.

Duket qartë se në këtë valë të re të pandemisë, kur vendet në spitale janë ezauruar, kur personeli shëndetësor është rraskapitur, kur buxheti nuk ka më fonde për financimin e luftës, pra kur sistemi ka kolapsuar, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një armë, represioni ndaj dëshmitarëve të këtij dështimi. Shpresa e tij e vetme ka mbetur, eleminimi me metoda brutale i një të vërtete fatale. Prandaj dhe organet e ligjit nuk shkojnë të hetojnë për kushtet në të cilat e humbi jetën babai i dy vajzave, por procedojnë penalisht këto të fundit, pas direktivës së kryeministrit se ato kanë politizuar vakinë./Lapsi.al

Etiketa: BushatiCovidspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
Para

Eneda Tarifa largohet nga 'Portokalli': Do vazhdoj rrugën time pa më shitur dhe pa më blerë njeri

TË GJITHA

Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë, moti për sot

07:59 : 17/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com