• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Motrat denoncuan vdekjen e babait tek Infektivi/ Meta: Tronditëse, skandalet duhen të hetohen

18:28 : 18/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit që janë vënë nën hetim dy vajzat e Rifat Lalos, mbesa të ish-deputetit Vili Minarolli të cilat dy ditë më parë deklaruan jashtë ambienteve të spitalit Infektiv se babai i tyre i cili ndërroi jetë nga COVID u la pa shërbim nga mjekja Migena Qato.

“Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.

Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.

Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Lexo edhe:

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.

Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur.

Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.

Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date” shkruan Meta.

Vajzat thanë në media se babai i tyre është lënë afër derës në të ftohtë pa marrë shërbimin e duhur mjekësor.

Ato thanë se i ati i ka kërkuar ta nxjerrin nga spitali pasi sipas tyre ishte lënë në një karrige ku nuk e prekte njeri.

Ndërkohë QSUT deklaroi se pacienti ka mbërritur me urgjencë në gjendje të rëndë ndërsa mjekja vazhdimisht ka pyetur familjarët nëse duan ta nxjerrin nga spitali për ta dërguar diku tjetër apo jo.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët

11:57 : 25/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, avokati: Do ti nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale

11:35 : 25/09/2025
Para

Ministrja milionere e Ramës/ Belinda Balluku miliona jashtë sistemit bankar, ja flamujt e kuq

TË GJITHA

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025

Punimet në autostradë, krijohet trafik kilometrik në Vorë–Maminas

18:17 : 13/10/2025

Sisi takon Trumpin: Jeni i vetmi që mund të sillni paqe në Gaza

18:11 : 13/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa do të jetë fondi nga KQZ

17:58 : 13/10/2025

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

17:44 : 13/10/2025

Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

17:41 : 13/10/2025

“Kam ekip me gjak, llogaritë bëhen në nëntor”, Sylvinho: Ndaj Jordanisë do të provoj disa lojtarë të rinj

17:29 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com