• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ti hipim borëpastrueses së ministres dhe shohim Taulantin si “luan”

12:39 : 16/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në kohën kur mijëra qytetarë u bllokuan mes acarit dhe dëborës në Lezhë, Elbasan dhe Qafë-Thanë, Ministrja e Transportit Belinda Balluku i hipi një borëpastrueseje që u ndez vetëm për të bërë video ajo, dhe shpërndau propagandë, me shumë se bora që po biente.

Qytetarët klithnin për ndihmë, një pjesë me fëmijë që qanin nga i ftohti dhe prindër që shihnin më sy të lirë kilometrat e rrugës së bllokuar. Shteti i gjithi ishte duke u marrë me propagandë, me shpërndarje videosh dhe hedhje kripe sa një grusht, pak më shumë se kripa e Nusretit në Dubai. Ajo që trazoi më shumë shpirtin e atyre mijëra qytetarëve që e pësuan në kurriz papërgjeshmërinë e qeverisë në situata të tilla, ishte video-propaganduesja e radhës Belinda Balloku, e cila fliste për një flotë të madhe me 500 borëpastruese apo mijëra ton kripë që po shkrinte rrugët nga akulli.

Morali pa moral, mashtrimi i dukshëm dhe tentativa për të mbuluar dështimin e plotë me propagandë vijoi edhe sot, nga i njëjti personazh. “Nuk e di nëse keni dalë në terren, nëse keni parë Taulantin të futur në ujë dhe borë… Kërkoni pak, bëni search para se të shkruani fjalët. Bora pa dyshim bie edhe pasi kalon borëpastruesja. 37 kontratat rajonale të mirëmbajtjes kanë qenë aktive. Është përballuar në mënyrën më të mirë kjo propagandë. Juve që ju ngeli mendja të borëpastruesja ku hipa unë, mund t’iu bëj një xhiro me borëpastruese”, – tha Balluku në Parlament.

E kishte fjalën për kreun e grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku për të thonë brenda Rilindjes se u bë “luan” i vërtetë duke u futur në ujë, dëborë dhe shtynte makinat e mbetura në akull. Një hero i ngjashëm me mitologjinë, por ai është i ditëve të sotme… Ky është njeriu i ri i Rilindjes, i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime.

Lexo edhe:

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Ministrja Balluku bëri edhe një ftesë për deputetët e vetëshpallur opozitarë, të cilët pasi kanë votuar çdo ligj për të forcuar diktatin e Ramës, sot kujtohen se është prag fushate dhe kërkojnë ndonjë votë më shumë. Megjithatë ftesa është publike, sepse në mendje i ka mbetur edhe qytetarëve hipja majë kamionit e ministres. Edhe ata duan një xhiro që ta vërtetojnë.

Ti bien kryq e tërthor vendit dhe mahniten me punën e qeverisë, që punon ditë e natë e palodhur, me mendjen tek qytetarët. Si rrëfyese e punës së mbizakonshme do të shërbejë vetë ministrja, ajo që edhe kur ishte në Dubai dhe shqynte mishin e Nusretit fliste për përmbytjet në Shkodër dhe shprehej se situata ishte nën kontroll.

E nëse nuk del një borëpastruese me ministren sipër, sepse interesi qytetar është i madh, Rilindja ka të tjera “spikere” që dalin vullnetare dhe tu shpjegojnë qytetarëve se dëbora dhe akulli është pastruar dhe ajo që shohin nuk është ashtu siç duket… sepse fakti është brenda makinës dhe jo në rrogën e bllokuar!

Ftesa është bërë dhe kushdo skeptik le ta provojë një xhiro me ministren që të bindet dhe në fund më 25 prill të votojë sërish Rilindjen, për devotshmërinë në detyrë për tenderat e ndershme për pastrimin e rrugëve dhe për ata kompani që me vetëmohim dhe pa asnjë “ndërhyrje” në përfitimin e tenderave pastruan rrugët nga dëbora.

Vetë ministrja do jetë goxha e zënë në këtë periudhë, nga zyra në ministri drejt e majë borëpastrueses që që rri e ndezur dhe e gatshme me kameran që filmon dhe atë që shpjegon me oratorinë që e karakterizon.

Etiketa: Ballaballukuborepastruese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës: Na fyeu

11:36 : 06/11/2025
AKTUALITET

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

18:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
Para

I infektuar me Covid, një tjetër mjek ndahet nga jeta

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com