• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ zvarrit shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha

20:22 : 16/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha në seancë dëgjimore në KLGJ

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha në seancë dëgjimore në KLGJ

Nga BoldNews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të shtyjë për të tretën herë shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Anëtarët e “qeverisë” së Gjyqësorit kanë pranuar kërkesën e avokatit të gjyqtares Hoxha, i cili ka kërkuar që të marrë autorizimin përkatës prej saj, për ta përfaqësuar në këtë proces administrativ, ndërkohë që magjistratja prej disa ditësh është nën “arrest me burg”, e dyshuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale-SPAK.

Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor duket si një shtyrje e panevojshme e procesit dhe këtë la të kuptohet edhe Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, gjatë seancës, por edhe përpara mediave në në përfundim të saj .

Metani deklaroi se Enkelejda Hoxha ka pasur të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për t’u njohur me aktet e inspektimit, si edhe për të zgjedhur një përfaqësues ligjor.

Lexo edhe:

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

Një reformë në drejtësi “vrastare”

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet mbi gjyqtaren e Krujës pas një serie vendimesh kontraverse të saj, në bazë të të cilave u liruan disa eksponentë të njohur të botës së krimit, të dënuar më herët me burgim të përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve verifikuese, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Hoxha, me argumentin e shkeljeve të rënda në kryerjen e detyrës.

Pas marrjes së kërkesës nga kryeinspektori Metani, Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi seancën e parë në 8 Janar 2021.

Por, kjo seancë u shty, pasi magjistratja Enkelejda Hoxha kërkoi kohë për t’u njohur me aktet në dosjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Seanca e radhës u përcaktua për në datën 29 janar 2021. Edhe kjo seancë u shty, pasi gjyqtarja kërkoi kohë që avokati i saj, i zgjedhur vetëm një ditë para mbledhjes së KLGJ-së, të njihej me aktet.

Në seancën e tretë në radhë, e zhvilluar të Martën e 16 Shkurtit, gjyqtarja nuk ishte e pranishme.

Prej datës 11 Shkurt, ajo gjendet e arrestuar, pas një hetimi për korrupsion të nisur nga Struktura e Posaçmë Anti-Korrupsion (SPAK).

Në mbledhjen e së Martës, avokati i Enkeleida Hoxha kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullimin e procesit të nisur për shkarkimin e saj, me argumentin se gjyqtarja kishte nevojë për më shumë për të mbledhur dokumentacionin që do t’i shërbejë për mbrojtjen përballë kërkesës për shkarkim.

Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, e kundërshtoi qëndrimin e avokatit. Ai kujtoi se parimet e procesit të rregullt ligjor përfshijnë edhe mbrojtjen me avokat të zgjedhur nga palët.

Po ashtu, Metani kundërshtoi edhe kërkesën e avokatit të magjistrates për më shumë kohë për sigurimin e dokumentacionit.

Sipas kreut të ILD-së, hetimi administrativ për magjistraten Hoxha ka nisur në Korrik 2020 dhe ajo është njohur me dokumentat në dosjen e inspektimit, si edhe ka pasur të gjithë mundësitë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas këtyre qëndrimeve, vendosi të shtyjë sërish seancën, duke caktuar mbledhjen e radhës për në datën 25 Shkurt 2021, me argumentin që magjistratja duhet të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë.

Ndërsa, sa i takon kërkesave të tjera të paraqitura nga avokati i magjistrates Enkeleida Hoxha, KLGJ vendosi që t’i diskutojë pas paraqitjes së argumentave të mbrojtjes.

Etiketa: Enkeleida HoxhaKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Bardhi: KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

20:49 : 20/09/2025
Para

Mediat në Kosovë zbardhin skenarët, si do të formohet qeveria e Albin Kurtit

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com