• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush duhet t´i paguajë mjekët?

08:57 : 14/02/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, SHENDETI

Nga Erion Dasho

Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha. Të sapodalë nga stërmundimi një vjeçar i përballjes me COVID-in, mjekët dhe infermierët nuk mund të mos i gëzohen rritjes së pagës, e cila erdhi pas viteve të tëra stanjacion.

Ndonëse e bërë qartazi për arsye elektorale, për më tepër nga qeveria dhe ministria që i la të përballeshin të vetëm me virusin, pa mjete mbrojtëse, pa teste dhe pa pajisje, kjo rritje është e ndjeshme dhe e merituar.
Për më tepër, kjo rritje mund të shihet edhe si stacioni i ndërmjetëm drejt rritjes që është premtuar nga faktori tjetër politik, opozita, e cila prej vitesh ka shpallur si objektiv të saj pagën 1,200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët.

Duke u gëzuar për çdo cent dhe euro më tepër që fitojnë kolegët, më vijnë ndër mend dy pyetje:

1. A do të mjaftojë rritja e pagave për të vendosur në shina të drejta zhvillimin e sistemit shëndetësor?

Lexo edhe:

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

2. A do të arrijë rritja e pagave të korrigjojë disa fenomene gërryese në sistemin tonë shëndetësor, përfshi por pa u kufizuar tek praktika e pagesave nën dorë?

***

Mjekët dhe infermierët janë pjesa më e rëndësishme, por jo e vetme e sistemit shëndetësor. Mjeksi pa bluza të bardha nuk mund të ketë, por edhe koha kur mjaftonte një mjek për të patur kujdes shëndetësor, ka kaluar prej dekadash.

Nëse nuk harmonizohen spitalet, pajisjet, medikamentet dhe burimet financiare, si dhe nëse nuk ndërtohen strategji vizionare dhe politika të qarta, rritja e pagës së mjekëve do të ndihet vetëm në standardet e tyre të jetesës, por aspak në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Qeveria e sotme e ka treguar qartë se përveç lyerjes së mureve të spitaleve, rritjes elektorale të pagave dhe buqetave me lule për “heronjtë” e COVID-it, nuk është e aftë të artikulojë as një vizion të qartë dhe as një strategji bindëse për zhvillimin e shëndetësisë.

Opozita ka hedhur disa ide që duhen vlerësuar dhe që kanë mundësi të reformojnë ndjeshëm sistemin shëndetësor (p.sh., autonomia dhe reforma rrënjësore në financim sipas parimit “paraja ndjek pacientin”), por detajet e zbatimit të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Nuk duhet harruar se rilindja erdhi në pushtet me dy premtime të bujshme për shëndetësinë falas dhe sistemin anglez, por hoqi dorë prej tyre që në muajt e parë të qeverisjes.

Për të mos u djegur sërish nga qulli, votuesit shqiptarë sigurisht do të kërkojnë prej strategëve shëndetësorë të opozitës detaje dhe argumente bindës se si premtimet elektorale do të gjejnë dritën e zbatimit.

***

Paga 1,200 Euro për mjekët është më se e merituar. Sidoqoftë, ajo vjen me një sërë komplikacionesh ku mund të veçohen të paktën dy.

Së pari, pavarësisht sistemit gjerman të financimit, pjesa dërrmuese e shpenzimeve shëndetësore (rreth 70%) vjen nga buxheti i shtetit. Nëse mjeku merr 1,200 Euro në muaj dhe këto vijnë nga taksat e qytetarëve, a krijon kjo disbalancë me mësuesit, policët, administratën civile, etj. të cilët po ashtu paguhen prej taksave dhe buxhetit të shtetit?

Së dyti, sot mjekët paguhen sipas një parimi barazitar që merr parasysh përvojën në punë, pozicionin administrativ dhe arsimimin, por jo performancën. Në fakt, sistemet buxhetore të financimit e bëjnë të vështirë, deri të pamundur pagesën për performancë. A do të vazhdojë kirurgu i rrethit që kryen disa operacione në muaj dhe të një shkalle vështirësie të ulët, të paguhet njëlloj me neurokirurgun apo kardiokirurgun që kryen operacione jetëshpëtuese që jo rrallë zgjatin me orë të tëra?

Le t’i analizojmë me radhë.

Siç e përmenda, rritja e pagave të bluzave të bardha është një hap i nevojshëm, por aspak i mjaftueshëm në reformimin e sistemit shëndetësor. Ajo duhet vendosur patjetër në kontekstin e reformës së financimit të sistemit shëndetësor.

Aplikimi i një sistemi Bismarck (gjerman) të pastër do të bëjë që shëndetësia të financohet kryesisht nga sigurimet shëndetësore dhe, mbi të gjitha, kontraktimi të bëhet bazuar mbi performancë. Kjo do të bëjë që spitali të përfitojë një pagesë disa qindra Euro për një operacion për heqjen e apendiksit dhe mijëra apo dhjetëra mijëra Euro për një operacion në tru. Kuptohet se spitali autonom do të ketë të drejtë që këtë diferencim ta bëjë edhe në pagën e dy kirurgëve.

E thënë ndryshe, financimi nga sigurimet dhe jo nga buxheti dhe financimi sipas diagnozave (i njohur ndryshe si DRG) përkthehet në të drejtën morale dhe ligjore për t’i rritur pagat e bluzave të bardha proporcionalisht me fondin e grumbulluar, madje edhe më tej objektivit 1,200/700 Euro.

Le të shtyhemi pak më tej.

Nëse sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk bazohet tek barazitizmi ku kushdo paguan dhe përfiton njëlloj, por tek pagesat e përshkallëzuara, krijohen premisat për të diferencuar edhe më tej midis ofruesve të niveleve të ndryshme. Në këtë rast, një person që ka sigurim premium dhe paguan sigurime shëndetësore ekstra, ka të drejtë të zgjedhë mjekun kurues. Kuptohet se mjeku i përzgjedhur ka të drejtë të përfitojë pagë më të lartë se kolegu i “papërzgjedhur”.

Personi që dëshiron të anashkalojë sistemin e referimit apo që zgjedh të trajtohet tek një prej eminencave të sektorit publik, mund të paguajë edhe përtej sigurimit shëndetësor në formën e pagesës nga xhepi. Këto para (pas taksimit), i shkojnë të gjitha mjekut përkatës. Në këtë mënyrë, shefat e shërbimeve dhe profesionistët e talentuar nuk kanë pse kufizohen tek 1,200 Eurot e pagës mujore, por mund të marrin edhe 12,000 Euro apo më shumë në muaj, në varësi të pacientëve që trajtojnë “privatisht” në spitalin publik ku punojnë.

***

Një masë e shkëputur siç është rritja e pagës së mjekëve, ka potencialin të ndikojë maksimumi në rritjen e përkohshme të kënaqësisë së bluzave të bardha, por do të ketë pak apo aspak ndikim në cilësinë, mbulimin, efektivitetin dhe efikasitetin në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Qytetari nuk do të ketë përfitim dhe nuk do të shohë ndonjë ndryshim të shprehur në cilësinë e shërbimit që merr.

Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse dhe transformuese do të bëjë të mundur që shëndetësia shqiptare të kapërcejë impasin e rrezikshëm ku ndodhet dhe të hyjë gradualisht në rrugën e zhvillimit.

Etiketa: dashomjeketpagesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

16:04 : 12/08/2025
AKTUALITET

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

15:56 : 05/08/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, biznesmeni pranon pagesat

10:28 : 25/07/2025
Para

Moti i keq, probleme edhe në Durrës/ Nga rrugët me akull te pezullimi i lundrimeve

TË GJITHA

Deshton sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com